VLEN-i akuzon administratën se po pengon Qeverinë, reagon BDI: Të nënshtruarit po zhbëjnë shqiptarët

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Gusht, 2024 21:11

VLEN-i akuzon administratën se po pengon Qeverinë, reagon BDI: Të nënshtruarit po zhbëjnë shqiptarët

Vazhdojnë përplasjet mes partive politike shqiptare VLEN dhe BDI. Nga Koalicioni Vlen akuzojnë partinë opozitare se përmes administratës së saj është duke penguar punën e Qeverisë së re. Nga BDI thonë se, VLEN ka pranuar rolin e të nënshtruarit të VMRO-së, për të zhbërë atë që kanë arritur shqiptarët.

Koalicioni VLEN, ka vazhduar akuzat në drejtim të BDI-së . Ata sot e kanë akuzuar partinë opozitare se përmes administratës së saj është duke penguar punën e Qeverisë së re. Ata madje thonë se, BDI po përpiqet të shitet si viktim politike e VMRO-DPMNE-së, LSDM-së dhe VLEN-it dhe sipas tyre, kjo është një demagogji e rëndë. Madje edhe me fjale fyesi I janë drejtuar punonjësve të administraës duke I quajtur myk.

“Myku i BDI-së në institucionet shtetërore ka marrë urdhër që të bllokojë në çdo mënyrë të mundshme punën e qeverisë së re. Pas 22 viteve të regjimit, ata kanë lënë pasardhësit e tyre në sistemin gjyqësor, diplomaci, shërbimet e sigurisë, ministritë resore, institucionet shtetërore dhe mediat. Axhenda e tyre shkatërruese përfshin përpjekje për të dëmtuar marrëdhëniet dypalëshe me Kosovën, Bullgarinë dhe Greqinë, me qëllim pengimin e rrugës sonë drejt BE-së. Ata, përmes instalimeve të tyre, vendosin stërkëmbëza në sistem për të parandaluar drejtësinë, ndërsa megafonat e tyre janë të ngarkuar të krijojnë histeri”, thonë nga VLEN.

Ndërkaq, nga BDI në reagimin e tyre kanë thënë se, VLEN ka pranuar rolin e të nënshtruarit të VMRO-së, siç janë shprehur nga kjo parti, për të zhbërë atë që kanë arritur shqiptarët

“V-aza-Leni janë humbës të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare dhe kanë tradhtuar vullnetin e votuesit shqiptar. Ata janë të preferuarit e VMRO-së dhe kanë pranuar rolin e të nënshtruarit për ta poshtërsuar kombin shqiptar dhe për te zhbërë të gjitha të arriturat nga lufta e vitit 2001 deri më sot. Paaftësia e tyre rrjedhë nga mungesa e legjitimitetit dhe etja për pushtet për motive korruptive në kurriz të kombit shqiptar”, thonë nga BDI.

Koalicioni VLEN tash më disa ditë, kanë reaguar ndaj heshtjes së BDI-së për rastin e ish anëtarit të Këshillit të Prokurorëve, i cili pasi pranoi fajin, mori vetëm dënim me kusht për lëndën për marrjen e ryshfetit.

13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Gusht, 2024 21:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?