Armando Broja është duke i kryer vizitat mjekësore tek klubi i tij i ri, Ipswich Town, njofton gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano.
Chelsea dhe Ipswich arritën marrëveshje dje për transferimin e sulmuesit shqiptar.
22 vjeçari përfundoi në Ipswich në formë huazimi, por që ky klub do ta ketë obligim blerjen e kartonit të futbollistit nëse nuk bie nga Premierliga pas përfundimit të këtij sezoni.
Ipswichi duhet t’ia paguajë në total 35 milionë euro Chelseat për futbollistin shqiptar.
Broja pritet ta nënshkruajë kontratën me klubin e ri sot në kohë të drekës.
Pasi nuk arriti të bind me kualitetet e tij në “Stamford Bridge”, ku, dorën në zemër nuk e lanë rehat as lëndimet, sulmuesi i rrezikshëm do të mundohet t’i shfaq vlerat e tij në klubin e ri.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
21 Gusht, 2024 12:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.