Pse Gjykata e Apelit po e vonon vendimin për ASH-në, pyet deputetja Ilire Dauti!

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Gusht, 2024 12:53 Përditësuar

Pse Gjykata e Apelit po e vonon vendimin për ASH-në, pyet deputetja Ilire Dauti!

Sekretarja e përgjithshme e Aleancës pëf Shqiptarët, Ilire Dauti përmes një postimi në profilin e asaj në FB ka shkruar rreth vonesës së gjykatës së Apelit lidhur me ankimimin e bërë nga siç e quan Dauti “uzurpuesit”.

“Para 5 muajsh, Gjykata Themelore Tetovë vendosi që kryetar legjitim i Aleancës për Shqiptarët është Ziadin Sela, të cilit i takojnë edhe vulat e subjektit politik. Uzurpuesi e ankimoi vendimin dhe nga atëherë e sot nuk ka një vendim nga Gjykata e Apelit. Shtrohet pyetja, pse kjo vonesë dhe në çfarë shpreson uzurpuesi, kur dëshmitë e paraqitura nga të dy palët kishin mjaftuar për të konstatuar që Aleanca për Shqiptarët i takon themeluesit të saj, z.Ziadin Selës. Më qartas se vota unanime e delegatëve të Kongresit e dëshmuar me nënshkrime përpara gjykatës, që është edhe organi me i lartë i ASH së, as sot nuk ka. Kjo pritje për drejtësi për anëtarësinë e Aleancës për Shqiptarët bëhet edhe më e rëndë kur emri i subjektit i ndërtuar me gjak e me shumë mund, ose nuk përdoret fare nga ai ose përdoret për të shitur e shtypur shqiptarët. E tëra që mund ta marrim dhe ta mbajmë është vetëm ajo që na takon! Aleanca për Shqiptarët dihet botërisht kujt i takon.” shkruan deputetja Dauti.

13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Gusht, 2024 12:53 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?