Hovenier përmend sërish veprimet e Kurtit që ndikuan në kualitetin e marrëdhënieve Kosovë – SHBA

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Gusht, 2024 19:30

Hovenier përmend sërish veprimet e Kurtit që ndikuan në kualitetin e marrëdhënieve Kosovë – SHBA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, në një konferencë për shtyp të mërkurën, ka përsëritur se SHBA-ja është sfiduar disa herë nga veprimet e kryeministrit kosovar, Albin Kurti, që kanë ndikuar në cilësinë e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Kosovës.

Megjithatë, pas marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në vlerë prej 34.5 milionë dollarë, ai ka shtuar se përkrahja amerikane për popullin e Kosovës do të vazhdojë sepse ajo nuk vjen si rezultat i politikave apo veprimeve të një qeverie të caktuar.

“Ky përkushtim ndaj popullit të Kosovës nuk zbatohet domosdoshmërisht rreth ndonjë qeverie të caktuar, apo të ndonjë zgjedhjeje apo veprimi të caktuar të politikës qeveritare”, ka deklaruar ambasadori Hovenier, derisa i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i kthehet angazhimit konstruktiv.

“Shumë prej jush i keni parë raportimet në media për dallimet e SHBA-së dhe anëtarëve të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare me Qeverinë e Kosovës për disa veprime që janë ndërmarrë nga qeveria aktuale e kryeministrit Kurti. Jemi duke u përballur me disa sfida me qeverinë aktuale të Kosovës të cilat kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit tonë”, ka shtuar mes tjerash ai.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Gusht, 2024 19:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?