U shpreh se “nuk po i hahej as buka” pas ndarjes, Blero bën tatuazh hamburgerin në krahun e dorës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Gusht, 2024 20:02

U shpreh se “nuk po i hahej as buka” pas ndarjes, Blero bën tatuazh hamburgerin në krahun e dorës

Dramat në jetën personale të këngëtarit të njohur shqiptar, Blero, duket se nuk kanë të ndalur.

Pasi ai ndau me publikun disa ditë më parë një postim emocional ku shprehte dhimbjen për largimin e ish-të dashurës, artisti ka vendosur të shprehë ndjenjat e tij në një mënyrë krejtësisht të veçantë.

Në postimin e tij të mëparshëm, Blero zbuloi se që kur nuk është më me të dashurën e tij, të cilën e quan ‘bebi’, ai nuk ka mundur të gjejë paqe. “S’po më hahet buka prej që ti ke ik, nuk po kam gjumë duke të parë natë për natë në ëndrra të mia, nuk po shoh motiv pa ty,” shkroi ai, duke shtuar se mallin për të dashurën e tij e ndjen në çdo çast. Ai e quan atë “dashurinë e jetës së tij”, shkroi ai dhe thekson se askënd nuk e ka dashur si atë.

Foto: Blero/InstaStory

Megjithatë, pas këtij postimi të prekshëm, Blero ka vendosur të qetësojë fansat e tij në një mënyrë krejt të papritur: duke bërë një tatuazh. Artisti zgjodhi të bëjë tatuazh një figurë të fast food-it, përkatësisht një hamburger, patate të skuqura dhe një pije, një zgjedhje që ka nxitur kuriozitetin e ndjekësve të tij.

Ky veprim i ri i Bleros mesa duket vjen si kundërpërgjigje për të gjitha talljet që i janë bërë këto ditë në rrjetet sociale, lidhur me specifikimin e “bukës” dhe faktit që s’po mund të hajë asgjë që nga ndarja.

Foto: Blero/InstaStory

Duke përdorur fjalë të ndjera dhe të sinqerta, ai kërkoi që ajo të kthehej përsëri në jetën e tij, edhe pse e pranoi se e di përgjigjen e saj. “Të dytë jemi fajtor dhe ti e para. Mos harro…”, përfundoi ai në postimin e tij, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre ka pasur sfidat e saj.

Kjo dramë personale e Bleros ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke e lënë të hapur pyetjen nëse kjo përpjekje e tij për t’u rikthyer bashkë me të dashurën e tij do të ketë sukses. /Telegrafi/

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Gusht, 2024 20:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?