Ende nuk dihet shkaqet e zjarrit që shkrumboi një fabrikë në Kamjan të Tetovës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 19:16

Ende nuk dihet shkaqet e zjarrit që shkrumboi një fabrikë në Kamjan të Tetovës

Kjo është ajo që mbeti pas zjarrit që përfshiu fabrikën për prodhime qumështi në Kamjan të Tetovës. Zjarrfikësit mbrëmë kanë luftuar me zjarrin më shumë se 6 orë. Ndërkohë shuarja brenda ambienteve të fabrikës ka vazhduar edhe sot. Sipas udhëheqësit të Njësisë Kundër Zjarrit në Tetovë Avni Ameti, shkaqet nuk dihen ende. Megjithatë dyshimet e para janë se zjarri mund të jetë përhapur nga kullosat e ndezura rreth fabrikës.

“Brigada e Tetovës erdhi në vendngjarje, por më pas bëmë thirrje edhe brigadës së Shkupit, që të na dalin në ndihmë dhe po ashtu edhe firma private thirrëm me pompat. Kemi nga kjo ngjarje një zjarrfikës të lënduar lehtë, dhe kemi edhe të helmuar nga tymi pesë zjarrfikës, që u drejtuan pastaj në urgjencën e Tetovës. Kjo që shihni pas neve, shuarja bëhet sepse brenda fabrikës ka një lëndë djegëse që kërkon më shumë kohë për tu shuar. Andaj pronari ka sjell një ekskavator për të heq teneqet për ta shuar zjarrin me ekskavator sepse ka një lëndë djegëse brenda fabrikës e cila nuk shuhet me ujë”, deklaroi Avni Ameti shef i NJTKZ Tetovë.

Në rajonin e Pollogut brenda vetëm disa muajve katër fabrika janë përfshirë nga zjarri. Njësia Territoriale kundër zjarrit, ka apeluar Qendrën për Mbrojtje dhe Shpëtim që të bëhen kontrolle nëpër fabrika për plotësimin e kushteve për masat kundër zjarrit, me qëllim që në raste të këtilla, të mund të shpëtohet sa më shumë që është e mundur nga mbetja e objektit. /Alsat.mk

20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 19:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?