Rruga “Hristijan Todorovski Karposh” në Çair, prej sot do të quhet rruga “Nënë Tereza”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 19:18

Rruga “Hristijan Todorovski Karposh” në Çair, prej sot do të quhet rruga “Nënë Tereza”

Rruga “Hristijan Todorovski Karposh” në Çair të Shkupit është riemëruar në rruga “Nënë Tereza”. Rruga u përuruar nga zv. kryeministri Izet Mexhiti dhe nga kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu.

“Rruga kryesore e Çairit, nga sot, do të mbajë emrin e bijës dhe nobelistes shqiptare nga Shkupi, Nënë Tereza. Në përvjetorin e 114-të të lindjes së humanistes Nënë Tereza, me krenari dhe respekt përuruam emrin e ri të rrugës kryesore të Çairit, e cila tani do të mbajë emrin e kësaj figure të madhe shqiptare.

Më parë, kjo rrugë njihej si “Hristijan Todorovski Karposh”. Çdo ditë, mijëra qytetarë kalojnë në këtë rrugë, dhe tani, me një ndjenjë të veçantë mburrjeje, ata do të përkujtojnë dhe nderojnë Nënë Terezën, duke e kthyer këtë rrugë në një simbol të dashurisë dhe humanizmit që ajo përfaqëson”, tha Izet Mexhiti, zv. kryeministër.

20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 19:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?