Agjencia e Punësimit: Po ulet numri i kuadrove me arsim të lartë që kërkojnë punë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 19:21

Agjencia e Punësimit: Po ulet numri i kuadrove me arsim të lartë që kërkojnë punë

Sipas të dhënave të Agjencisë për Punësim të Maqedonisë së Veriut, numri i kuadrove me arsim të lartë për punësim në vend të cilët vazhdimisht kërkojnë punë është në rënie. Në krahasimin e papunësisë sipas nivelit arsimor, në pesë vitet e fundit vërehet një rënie e numrit të personave me arsim të lartë që kërkojnë punë ku përveç kësaj ka rënë edhe numri i të papunëve që kanë fituar titull. Nga të papunët e regjistruar me arsim të lartë, më të shumtë janë personat e papunë nga profilet e ekonomistëve, juristëve, avokatëve dhe psikologëve.

Nga Agjencia thonë se për të ndihmuar uljen e papunësisë së personelit me arsim të lartë në vend, aktivitetet e tyre synojnë  të lidhin më me sukses ofertën dhe kërkesën e fuqisë punëtore, kështu duke rritur kapacitetin e punësimit të të papunëve, me qëllim integrimin më të suksesshëm të tyre në tregun e punës.

Agjencia e Punësimit në Maqedoninë e Veriut

“Për uljen e papunësisë, Agjencia e Punësimit, në kuadër të planeve operative vjetore, zbaton një numër të madh programesh, masash dhe shërbimesh aktive për punësim, të cilat sigurojnë hapjen e vendeve të reja të punës dhe rrisin punësueshmërinë e personave të papunë. Në programet, masat dhe shërbimet e punësimit u mundësohet qasja të gjithë personave të papunë dhe punëdhënësve dhe e drejta për pjesëmarrje përcaktohet në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara për çdo aktivitet të veçantë”

Përndryshe sipas të dhënave të qershorit 2020, në pritje të punës ishin 11.735 të diplomuar, 830 magjistra dhe 25 doktorë shkencash. Ndërkaq tani me rekordin e fundit nga qershori 2024, numri i të papunëve të diplomuar është 6337, magjistër  551 dhe 20 doktorë shkencash. Merxhane Iseni /SHENJA/ 

20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 19:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?