Bytyqi: VMRO-DPMNE dëshiron të mashtrojë opinionin me njoftime të rreme dhe perfide

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 19:59

Bytyqi: VMRO-DPMNE dëshiron të mashtrojë opinionin me njoftime të rreme dhe perfide

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi reagon ndaj sulmeve të pabaza të VMRO-DPMNE-së ndaj koleges së tij, deputetes Bisera Kostadinovska-Stojçevska.

Bytyqi thotë se asgjë nuk ka ndryshuar në funksionimin e VMRO-DPMNE-së as nga periudha kur ishin në opozitë për 7 vitet e fundit, e as nga 11 vitet e regjimit të udhëhequr nga i arratisuri në Budapest.

Ata, thekson Bytyqi, përpiqen me publikime të rreme dhe perfide të mashtrojnë publikun dhe pastaj të njëjtat të ashtuquajtura informata i shpërndajnë përmes ushtrisë së tyre të botëve në rrjetet sociale me qëllim të njollosjes së LSDM-së dhe të fshehjes së paaftësisë së tyre për të udhëhequr shtetin në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme.

Kolegia ime, Bisera Kostadinovska Stojçevska, nuk është e vetmja që është shënjestra e sulmeve të tyre direkte, ata e bëjnë këtë edhe me Slavjanka Petrovska dhe do ta bëjnë edhe me shumë të tjerë.

Por arsyeja e vërtetë për të gjitha këto sulme nuk janë skandalet e sajuara, por është nevoja për të shpërqendruar publikun nga vërejtjet serioze nga ana e Platformës së organizatave qytetare për luftën kundër korrupsionit për mungesën e transparencës dhe përpjekjet për të fshehur veprimet korruptive duke çaktivizuar funksionalitetin e veglës “Financat e Hapura” dhe duke bllokuar qasjen në të dhënat për procedurat e tenderëve shtetërorë nga Byroja për Prokurimet Publike”, shkruan Bytyqi në Facebook.

Frikësimi është një metodë e vjetër autoritare që edhe në regjimin më të rëndë nuk ka dhënë rezultat, dhe as tani nuk do të na marrë lirinë dhe nuk do të na heshtë!

20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 19:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
20
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?