Nuk pajtohet me stilin e tij – Georgina Rodriguez vlerëson veshjet e Ronaldos gjatë 20 viteve të fundit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 22:25

Nuk pajtohet me stilin e tij – Georgina Rodriguez vlerëson veshjet e Ronaldos gjatë 20 viteve të fundit

Cristiano Ronaldo është bërë një ikonë e modës gjatë viteve të fundit, por partnerja e tij Georgina Rodriguez nuk është fansja më e madhe sa i përket kësaj fushe.

Kanali i Ronaldos në YouTube është rritur me një ritëm rekord që nga fillimi i tij dhe numri i abonentëve të yllit të Al-Nassr tani ka kaluar shifrën 46 milionë.

Fituesi i ‘Topit të Artë’ ka postuar një video me partneren e tij, ku ajo vlerëson veshjet e tij në 20 vitet e fundit.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndërsa reagoi ndaj një paraqitje të vitit 2016, Rodriguez e vlerësoi veshjen me katër nga 10 për habinë e Ronaldos, i cili e quajti veshjen ‘sportive dhe klasike’. Ronaldo tha: “Një katër?”.

Ronaldo u tha gjithashtu për një veshje të tij nga viti 2016, ku Rodriguez e vlerësoi veshjen me pesë nga 10, ndërsa ajo i tha ish-yllit të Real Madridit se ishte e ‘sinqertë’ me vlerësimin e saj.

Foto: Screenshot/YouTube

Portugezi ka nxjerrë përmbajtje shumë të suksesshme në YouTube, por i njëjti sukses nuk e ka ndjekur atë në fushë pasi skuadra e tij Al-Nassr ka luftuar për të filluar fuqishëm në Ligën Pro Saudite.

Ronaldo do të jetë në aksion të ligës të martën më 27 gusht kundër Al-Feiha. /Telegrafi/

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Gusht, 2024 22:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?