Çfarë i tha kreu i CIA-s? Kurti flet për herë të parë për takimin

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Gusht, 2024 19:40

Çfarë i tha kreu i CIA-s? Kurti flet për herë të parë për takimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur tani për takimin që pati javën e kaluar me kreun e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, i cili ndaloi në Prishtinë pas dy vizitave të befasishme në Bosnje Hercegovinë e Serbi.

Kreu i ekzekutivit Kosovar e përshkroi takimin si mjaft konstruktiv, dhe si dëshmi të përkushtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj sigurisë në Kosovë.

“Takimi shkoi shumë mirë. Natyrisht që ne kemi bashkëpunim me ShBA-të dhe këtë institucion të rëndësishëm të inteligjencës dhe sigurisë përmes Agjencisë tonë të Inteligjencës. Unë e falënderoj shefin e CIA-s që vizitoi vendin tonë, dhe kjo është dëshmi tjetër e angazhimit të Shteteve të Bashkuara për sigurinë dhe parandalimin e çfarëdo kërcënimi të sigurisë për republikën tonë në kuadër të marrëdhënieve bilaterale me ShBA-të dhe të paqes dhe stabilitetit dhe sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor”, ishte komenti i Kurtit.

Burns qëndroi për dy ditë në Kosovë, kohë gjatë së cilës zhvilloi takime me krerët shtetërorë dhe ata të shërbimeve vendase të inteligjencës.

Takimi me Kurtin megjithatë u prit me kërshëri të veçantë, pasi erdhi në kohën kur përmes ambasadorit amerikan në Prishtinë, Washingtoni ka shfaqur pakënaqësi me lëvizjet e tij, sidomos vendimin për hapjen e urës mbi lumin Ibër pa një koordinim me aleatët perëndimorë. Jeff Hovenier u shpreh pa doreza se hapja e urës në Mitrovicë në këtë kohë mund të rrezikojë ushtarët amerikanë, dhe se SHBA ndihej e sfiduar nga Kurti.

Megjithatë qeveria në Prishtinë insistoi ta cilësonte vizitën e shefit të CIA-s në Prishtinë si “moment të rëndësishëm historik” në raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së . /TCH

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Gusht, 2024 19:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?