Zenku: Në fushatën presidenciale dëgjojmë premtime që s’janë komeptencë e Presidentit

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2024 08:38

Zenku: Në fushatën presidenciale dëgjojmë premtime që s’janë komeptencë e Presidentit

Fushata e zgjedhjeve parlamentare do të jetë vazhdimësi e zgjedhjeve presidenciale, kështu vlerëson gazetari dhe analisti politik Driton Zenku në prononcimin për Frontline në gjuhën maqedone.

“Rastësia e zgjedhjeve të dyfishta do të karakterizohet me unifimimin e fushatave. Partitë politike prej muajsh janë fushatë dhe nëse ndiqet me kujdes aktiviteti i tyre, nuk vërehet dallim i madh mes dy proceseve zgjedhore”, shprehet Zenku.

Edhe pse jemi në fushatën për zgjedhjet presidenciale, shton ai, partitë zhvillojnë fushatë edhe për platformat e tyre parlamentare, duke prezantuar premtime elektorale që s’janë kompetencë e institucionit President.

”Në fushatën presidenciale dëgjojmë për zhvillim ekonimik, kulturë, sport, lojrat e fatit, kredi të shpejta, e të tjera@, vlerëson Zenku.

Sipas tij, partitë shfrytëzojnë nga rasti të lidhin sa më shumë votues me premtime nga të dyja fushatat.

Zenku llogarit që fushata parlamentare do të zhvillohet në drejtim të euro-integrimeve, se cila parti është më europiane e cila jo.

“Nisur nga ky moment, edhe fushata parlamentare do të vijon me ritmin e njejtë. Kryefjala e fushatës do të jenë euro-integrimet, ndikimi rus dhe zhvillimi ekonomik. Inteziteti i fjalorit të politikanëve do të rritet dhe do të marrë anën e ashpërsimit në nivelin e akuzave të ndërsjella”, përfundon Zenku. Frontline

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2024 08:38