Me 616 raste Shkupi kryeson me rastet e reja të prekura nga gripi

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Shkurt, 2025 23:46

Me 616 raste Shkupi kryeson me rastet e reja të prekura nga gripi

Nga data 10 deri më 16 shkurt janë regjistruar 2726 raste të reja me grip, që është 5.3 për qind më pak se një javë më parë. Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup, 616 persona. Më pas vijon Manastiri me 286, Kumanova me 249, Strumica 220, Shtipi 184, Tetova 180, Kavadari 165, Ohri 118, ndërsa në rajonet e mbetura numri i të infektuarve është i barabartë ose më pak se njëqind.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska, sot në një deklaratë për media rekomandoi që qytetarët të shmangin tubimet, të ajrosin lokalet dhe të respektojnë rekomandimet tjera. Ajo theksoi se këtë javë nuk është regjistruar asnjë rast me vdekje. Gjatë kësaj jave, aktivitet shumë i ulët i virusit të gripit është regjistruar në gjashtë njësi raportuese, sezonal në katër, mesatar në tetë, i lartë në pesë dhe shumë i lartë në Dibër, Resnjë, Kavadar, Kratovë dhe Shtip.

Në sezonin 2024/25 deri më tani janë regjistruar gjithsej 14340 raste me grip. Deri në javën e shtatë të vitit 2025, gjithsej 72,291 persona në vend janë vaksinuar me vaksinën kundër gripit, pa pagesë ose atë komerciale.

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Shkurt, 2025 23:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?