STANA PJETËR GASHI biografi e shkurtër për nderim kombëtar, luftarak e shtetëror

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Shkurt, 2025 22:51 Përditësuar

STANA PJETËR GASHI biografi e shkurtër për nderim kombëtar, luftarak e shtetëror

(E dekoruar nga Presidentja e Kosovës znj. Vjosa Osmani, me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës më 18 shkurt 2025, me Dekoratën Presidenciale “Shën Tereza”!)

Më poshtë e keni tekstin e plotë, të propozimit per dekorim të Nënë Stanës, drejtuar Presidentes së Kosovës, znj. Vjosa Osmanit!

Për: Zyrën e Presidencës të Republikes së Kosoves,
Presidentes së Republikes së Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu!

Nga: Ismet Sylejmani, ish- Shef për Informim i Zonës Operative të Karadakut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
Kryetar i Këshillit për Rivarrim të Dëshmorëve të Kombit në Zonën Operative të Karadakut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë dhe,
Ish – Shef për Informim i Zonës së 6-të, të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës!

Lënda: PROPOZIM PËR DEKORIM

E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu!

Duke u mbështetur në kompetencat kushtetuese të Presidencës të Republikës së Kosovës, që ka të bëjë me ndarjen e dekoratave dhe mirënjohjeve dhe në pajtim me dispozitat e ligjit për dhënien e dekoratave, unë, Ismet Sylejmani, Anëtar i Komandës së Shtabit dhe ish- Shef për Informim i Zonës Operative të Karadakut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kryetar i Këshillit për Rivarrim të Dëshmorëve të Kombit në Zonën Operative të Karadakut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë dhe ish – Shef për Informim i Zonës së 6-të të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, në pajtim me nenin përcaktues, kam nderin dhe kënaqësinë të Ju drejtohem me këtë:

PROPOZIM

Për dekorim dhe me mirënjohje ose çmim tjetër përkatës, sipas dispozitave përkatëse ligjore dhe praktikave institucionale, për Znj. Stana Gashi!

ARSYETIM

STANA PJETËR GASHI

E lindur me 2 Dhjetor në vitin 1947 në fshatin Brus, lagjja Brusi i Madh!

Ciklin e ulët të shkolllimit fillor në fshatin Brus, në Shkollën e fshatit “Shtjefën Gjeçovi”, e ka filluar në vitin 1954 dhe e ka përfunduar në vitin 1958!
Është martuar me Nua Gashin nga Brusi, Lagjja Peshteri të të njejtit fshat!

Znj. Stana Gashi është Nënë e 11 fëmijëve, 3 vajza dhe 8 djem!

  1. Filip Gashi, i lindur 6 Maj 1967, ushtar i UÇK-së,
  2. Fatmir Gashi, i lindur 2 Janar 1969, ushtar i UÇK-së,
  3. Viktor Gashi, i lindur Prill 1970, ushtar i UÇK-së,
  4. File Gashi, e lindur 1 Shkurt 1972,
  5. Agim Gashi, i lindur 2 Janar 1974,
  6. Afrim Gashi, i lindur 9 Qershor 1976,
  7. Vera Gashi, e lindur 17 Shkurt 1978,
  8. Augustin Gashi, i lindur 25 Tetor 1979,
  9. Agron Gashi, i lindur 4 Shtator 1981,
  10. Lurde Gashi, e lindur 29 Maj 1983,
  11. Marjan Gashi, i lindur 12 Mars 1987!

Gjatë luftës se UÇK-së, në Zonën Operative të Karadakut, sikur edhe në të gjitha zonat tjera të luftës në Kosovë, nënat shqiptare ishin ato që na pritën e na përcjellën, na shtruan sofrën e na dhanë bukë dhe na bekuan e na uruan të dilnim fitimtar, në luftën e armatosur çlirimtare, kundër ushtrisë dhe policisë së Serbisë pushtuese!

Në shtator të vitit 1998, djemt e Nënë Stana Gashit, Filip Gashi, Fatmir Gashi dhe Viktor Gashi, kyqen zyrtarisht në radhët e UÇK-së!

Nëna Stanë, është nëna e tre ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Filip, Fatmir dhe Viktor Gashi!

Nënë Stana, është Nënë e 11 fëmijëve, 3 vajza dhe 8 djem!

Bashkëshorti i saj, i ndjeri Nua Gashi, Ajo dhe e tërë familja e saj, ishin në shërbim të 100%-të të luftës së UÇK-së!

Nëna Stanë në shtëpinë e saj ka pritur, ju ka shtruar bukë dhe i ka përcjellur për frontet e luftës për liri, shumë ushtarë të UÇK-së të cilët më vonë kanë rënë Dëshmorë të Kombit dhe kanë përfunduar të plagosur të lirisë!
Nëna Stanë, në shtëpinë e saj bazë të UÇK-së dhe heroinë, kanë kaluar me dhjetra dhe qindra luftëtar të lirisë, ushtar të UÇK-së:

  1. Dëshmori i Kombit Pajazit Ahmeti,
  2. Dëshmori i Kombit Muharrem Ibrahimi,
  3. Dëshmori i Kombit Bahtir Jahiri,
  4. Dëshmori i Kombit Enver Miftari,
  5. Dëshmori i Kombit Fadil Jakupi,
  6. Dëshmori i Kombit Shefik Miftari,
  7. Deshmori i Kombit Rrahman Dini!

Tre komandant të zonave kanë kaluar nëpër hallkat e kësaj Shtëpie Bazë e luftës së UÇK-së!

  1. Komandanti i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së, Ahmet Isufi,
  2. Komandanti i Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-se, Shukri Buja,
  3. Komandanti i Zonës Operative te Llapit të UÇK-se, Rrustem Mustafa,
  4. Zv. Komandanti i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së, Shemsi Syla,
  5. Shefi i Shtabit të Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së, Daut Ilazi,
  6. Anëtari i Shtabit të ZOK-ut dhe Komandanti i Brigadës “Gursel e Bajram Sylejmani”, të UÇK-së, Selami Neziri!
  7. Komandanti i Policisë Ushtarake të ZOK-ut të UÇK-së, Fatmir Mehmeti
  8. Shefi për Informim i ZOK-ut të UÇK-së, Ismet Sylejmani,
  9. Komandanti i Njesisë Speciale të ZOK-ut të UÇK-së, Raif Musliu,
  10. Komandanti i Brigadës 153 të UÇK-së Zona Operative e Llapit, Adem Shehu!
  11. Komandanti i Brigades 171” Kadri Zeka” të ZOK-t të UÇK-së, Salh Mustafa,
  12. Komandanti i Brigades 171” Kadri Zeka” të ZOK-t të UÇK-së, Refik Shala,
  13. Komandanti i Brigades 171” Kadri Zeka” të ZOK-t të UÇK-së, Isa Agushi!
  14. Komandanti i Njësitit të UÇK-së, ZOK-ut të Verbicës, dhe përgjegjës i Koridorit Verbicë – Peshter, Naser Ahmeti – Celi!
  15. Komandanti i Batalinit të 4-të, të Brigadës 153 të ZOLL-it të UÇK-së dhe përgjegjësi i Koridorit furnizues Mramor-Peshter, Ejup Gashi – Mala,
  16. Dr. Teuta Hadri, ushtare mjeke e UÇK-së,
  17. Dr. Qerim Kida, ushtar mjek i UÇK-së,
  18. Dr. Sefer Isufi, ushtar mjek i UÇK-së!

Anëtar të Komandës së Shtabit e të Brigadave të Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së, të Zonave e Brigadave të pjesëve të ndryshme të Kosovës, që e kalojnë shifrën mbi 300 pjestarë nën armë!

Familja e kryefamiljarit, Babait Nua Gashi i cili tashmë është i ndjerë dhe e Nënës Stana Gashit, shtëpia e vëllezërve luftëtar të lirisë, ushtar të UÇK-së, Filip Gashi, Fatmir Gashi dhe Viktor Gashi, është baza nga ku i shërbente me bukë e kryp e zemër me tërë familjen e saj, luftës së UÇK-së!
Pjesmarrja direkte edhe e familjeve katolike shqiptare, djemëve dhe vajzave të tyre, në luftën e armatosur çlrimtare të UÇK-së, mbetet thesar i madh dhe i paqmuar, se lufta kishte shtrirje të nevojshme dhe të domosdoshme, kundër Serbisë pushtuese, por gjithashtu ishte sinjal, se edhe fitorja e luftës tonë po afrohej dhe se ishte e pashmangshme!

Përfshirja e kesaj familjeje heroike, në luftën e armatosur çlirimtare, ashtu sikur edhe shumë familjeve tjera katolike shqiptare, anë e mbanë Kosoves, ishte fitore direkte kundër propagandës fashtise e kriminale serbe, se UÇK-ja, ishte me platformë ekstremiste islame, se ishte antiperndimore dhe anti euroatlantike!

Fitorja mbi Serbinë pushtuese me luftën e UÇK-së, me ndihmën e SHBA-së dhe NATO-s, u bë realitet, Kosova u çlirua përfundimisht dhe tani është e lirë dhe e pavarur!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 9 Tetor 2024!

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Shkurt, 2025 22:51 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?