VLEN: Shëndetësia po merr frymë të re falë ministrit Taravari!

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Shkurt, 2025 10:47

VLEN: Shëndetësia po merr frymë të re falë ministrit Taravari!

Koalicioni VLEN vazhdon punën e saj të palëkundur dhe të përkushtuar për qytetarët e vendit, duke sjellë projekte madhore që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës. Sot, me krenari njoftojmë se ka nisur implementimi i një projekti të jashtëzakonshëm në Spitalin “8 Shtatori” në Shkup, një investim i paprecedentë prej 12 milionë eurosh, që do të modernizojë dhe transformojë këtë institucion shëndetësor në standardet më të larta evropiane, thonë nga koalicioni VLEN

Kumtesa:

Ky projekt përfshin rikonstruksionin e plotë dhe pajisjen më të avancuar të njësisë së terapisë intensive, duke shtrirë investimin në një sipërfaqe prej 2000m², ku do të ndërtohen shtatë salla operacioni supermoderne. Me këtë investim, Spitali “8 Shtatori” do të kthehet në një qendër shëndetësore të nivelit më të lartë, duke i dhënë fund mungesave infrastrukturore dhe teknologjike të së kaluarës.

Ky investim strategjik parashikon dy salla të specializuara për kirurgji abdominale, dy për ndërhyrje urologjike, një për operacione të veshit, hundës dhe fytit, një për kirurgji të syve dhe si risi absolute – kirurgjia robotike, e cila është e para e këtij lloji në vend! Ky është një hap gjigant drejt një shëndetësie moderne dhe të avancuar, ku teknologjia më e fundit vihet në shërbim të qytetarëve.

Si pjesë e këtij investimi madhor, do të bëhet renovimi i plotë i kulmit të spitalit dhe vendosja e një sistemi efikas të ngrohjes dhe ftohjes, duke garantuar kushte optimale për pacientët dhe stafin mjekësor. Për herë të parë, sallat e operacionit do të pajisen me gjeneratën më të fundit të tavolinave kirurgjikale, ndriçim LED të avancuar, kompjuterë mjekësorë, aparate anestezie të sofistikuara, pajisje kauterike, pompa infuzioni, defibrilatorë dhe gjithë inventarin e nevojshëm mjekësor. Kjo do të thotë që pacientët tanë do të kenë trajtime shëndetësore të një niveli superior, të njëjtë me ato të spitaleve më të mira evropiane.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka qenë shtytës kyç i këtij projekti transformues, duke dëshmuar përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm për modernizimin e shëndetësisë në vendin tonë. Falë vizionit të tij dhe mbështetjes së koalicionit VLEN, qytetarët tanë do të kenë qasje në shërbime shëndetësore më cilësore, më efikase dhe më dinjitoze.

Ky projekt vulos epokën e re të shëndetësisë moderne në vendin tonë! Investimet në shëndetësi janë investime në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve, dhe VLEN po dëshmon se puna dhe përkushtimi i saj janë mbi çdo kalkulim politik! Shëndeti i qytetarëve është prioritet absolut dhe këtë e dëshmojmë me projekte konkrete e revolucionare.

VLEN për qytetarët! VLEN për një jetë më të mirë! VLEN për shëndetësinë moderne dhe evropiane!

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Shkurt, 2025 10:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.