Ahmeti për ngushëllime në familjen e Ahmet Qeriqit, themeluesit të Radios Kosova e Lirë

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Mars, 2025 22:35

Ahmeti për ngushëllime në familjen e Ahmet Qeriqit, themeluesit të Radios Kosova e Lirë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot i shoqëruar nga bashkëpartiakët e tij ka udhëtuar në Kosovë për të vizituar për ngushëllime familjen e themeluesit të Radios Kosova e Lirë, Ahmet Qeriqit, shkruan Top24

“Me dhembje të thellë shpreha ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve të Ahmet Qeriqit, duke kujtuar me nderim veprimtarinë e tij të lavdishme për lirinë e popullit shqiptar të Kosovës.” tha Ahmeti.

Ai më tej në postimin e tij shkruan se, Ahmet Qeriqi, duke qenë Drejtor i Radios “Kosova e Lirë”, ishte drita që ndriçoi sakrificat dhe heroizmin e popullit shqiptar gjatë luftës. Ai i dha zë dhe shpirt kauzës për liri dhe barazi, duke lënë një pasuri të madhe pas vetes.

Do ta kujtojmë gjithmonë me respekt dhe mirënjohje për sakrificat dhe guximin e tij.

Ngushëllime të sinqerta familjes, farefisit dhe të gjithë miqve që humbën një burrë të jashtëzakonshëm.

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Mars, 2025 22:35