Tragjedia në Koçan, pesë pacientë janë në gjendje kritike

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Mars, 2025 09:45

Tragjedia në Koçan, pesë pacientë janë në gjendje kritike

Mbështetja financiare nga donacionet e grumbulluara nga sot përmes Kryqit të Kuq do të paguhet për familjet e viktimave dhe të lënduarve nga zjarri në Koçan, në vlerë prej 150.000 denarë. Përmes Kryqit të Kuq deri më 22 mars janë mbledhur 51.822.579 denarë, i cili sot do të njoftojë për aktivitetet e ndërmarra dhe mënyrën e pagesës.

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, nga rreth 200 të lënduar në tragjedinë e një jave më parë, pesë nga 115 persona që po marrin trajtim jashtë. Në spitalet e Maqedonisë të 55 pacientët janë në gjendje stabile dhe të mirë, ndërsa nëntë janë planifikuar të dalin nga spitali në fillim të kësaj jave, pasi të jenë kryer të gjitha analizat toksikologjike dhe psikologjike.

Priten informacione nga ecuria e mëtejshme e hetimeve, në të cilat aktualisht dyshohen 34 persona, si dhe nga inspektimet e paralajmëruara në objektet publike në të gjithë vendin, për të cilat komunat do të koordinohen përmes Shoqatës së Njësive të Vetëqeverisjes Vendore.

Nga 17 personat e lënduar nga zjarri në Koçan të cilët po trajtohen në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Serbisë në Beograd, dy janë në ventilim mekanik, ndërsa dy i janë nënshtruar operacioneve. Siç njoftoi Milan Stojiçiq, drejtor i Klinikës për Kirurgji Plastike dhe Rikonstruktive në Kolegjin Universitar të Mjekësisë, pacientët janë në gjendje të mirë dhe nuk kanë probleme postoperative, përcjell “MKD”.

Dje kanë vazhduar tubimet paqësore të qytetarëve për të nderuar viktimat e tragjedisë. Në Koçan është mbajtur marshimi 60-minutësh në heshtje, si një nderim simbolik për të gjithë 60 personat që humbën jetën si pasojë e zjarrit në diskotekën “Pulse” që ndodhi javën e kaluar. Pa pankarta dhe në heshtje, kolona e qytetarëve ka kaluar nëpër rrugët në zonën qendrore të qytetit dhe ka mbërritur para objektit të Komunës së Koçanit.

Ndërkohë, vijuan kontrollet e paralajmëruar nga institucionet në të gjitha objektet publike në të gjithë vendin, për të kontrolluar dokumentacionin, përmbushjen e detyrimeve sipas licencave dhe lejeve, kushtet teknike të funksionimit dhe standardet e sigurisë, si dhe disa departamente ndanë edhe të dhëna specifike.

Janë konstatuar shkelje të vendimit të qeverisë për ditët e zisë, të cilat përfunduan dje, janë mbyllur dy objekte në komunën Qendër, ndërsa janë ndaluar mbi 20 persona në Shkup, Manastir dhe Ohër.

Në hetimin e zjarrit deri më tani janë përfshirë 27 persona fizikë dhe tre persona juridikë, ndërsa procedura hetimore ka edhe ndaj shtatë zyrtarëve policorë nga SPB Shtip dhe Stacioni Policor i Koçanit.

Në mesin e 24 personave të cilëve u është caktuar masa e paraburgimit janë edhe tre kryetarët e Komunës së Koçanit, përkatësisht kryetari në largim Ljupço Papazov, si dhe ish-kryetarët Ratko Dimitrovski dhe Nikolço Iliev, si dhe ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Beksteshi.

48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Mars, 2025 09:45
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë