Flaka thumbon: Fushata po fillon – Kositje me vetëshërbim dhe namaz me transmetim live

Linda Limani
Botuar nga Linda Limani 4 Qershor, 2025 07:36

Flaka thumbon: Fushata po fillon –  Kositje me vetëshërbim dhe namaz me transmetim live

Nga: Agjenti i Lopatës

(Rubrika: “Ironia e Ditës” – ku humori është më i drejtë se premtimet)

Si çdo verë zgjedhore, kryetarët e komunave në Maqedoninë e Veriut kanë filluar t’i fryjnë barit dhe ta bekojnë pluhurin. Kosat elektrike janë karikuar, xhamitë janë futur në agjenda, dhe kamerat janë kthyer në vegla pune më shumë se vetë lopatat.

Në parkun e Tetovës, Bilall Kasami kthehet sërish në kopshtar urban. Me një kosë elektrike në dorë dhe tre kamera pas shpine, ai shfaqet si superheroi i fushatës së gjelbër. Barin e kosit vetëm para zgjedhjeve – që të mbetet material për posterët e tetorit.

Ndërkohë, Visar Ganiu zgjohet nga letargjia pas një “këmbane” publike të Danella Arsovskës. Me llopatë në dorë, rikthehet në terren – ndoshta për të gjetur rrugën që kishte humbur tre vite më parë. Kamera? Patjetër. Syze dielli? Edhe më patjetër. Efikasitet? Prit pas zgjedhjeve.

Kandidatura pa xhami nuk ecën.
Frekuentimi i tyre është bërë trend politik. Kandidatët po falen më shumë në muajt e fundit të mandatit sesa në tërë periudhën qeverisëse. Namazi i xhumasë po kthehet në reality show të heshtur ku çdo rresht është vendvotim i mundshëm.

Thashethemet nëpër kafene dhe rrjete sociale flasin për inovacione parazgjedhore si:
• Aplikacioni “Namaz për votë”, që të dërgon njoftim kur kandidati hyn në xhami.
• Paketë me tespi, fletëvotimi dhe fshesë dore për çdo qytetar që “pëlqen” postimin e fushatës.

Dhe ndërkohë që populli ndjek shfaqjen e radhës me lodhje të butë, barin e vërtetë e kos më mirë vetë sesa të presë kryetarin.

Autori: Agjenti i Lopatës
(Me sy në koshin e fushatës dhe dorë mbi gërshërën e ironisë) Flaka Media

Rubrikë satirike joserioze

Mos e merrni shumë seriozisht. “Lajmi që s’na duhej” është rubrika ku ne shkruajmë çfarë s’duhej thënë – dhe themi çfarë mendojmë se po mendohet. Redaksia nuk është patjetër dakord, por as kundër.

Linda Limani
Botuar nga Linda Limani 4 Qershor, 2025 07:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.