Miratohet raporti – Parlamenti Evropian: Ndikim rus dhe kinez përmes Serbisë dhe Hungarisë!

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Korrik, 2025 18:33 Përditësuar

Miratohet raporti – Parlamenti Evropian: Ndikim rus dhe kinez përmes Serbisë dhe Hungarisë!

Parlamenti Evropian ka shprehur shqetësim të thellë për ndikimin e fushatave të dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja në Maqedoninë e Veriut dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor që janë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Në një rezolutë të miratuar së fundmi, eurodeputetët ngritën alarmin për rolin e qeverive të Hungarisë dhe Serbisë në përkrahje të objektivave gjeopolitike të Rusisë dhe Kinës në rajon.

Sot miratuam raportin e parë për Maqedoninë e Veriut që nga viti 2022. Si raportues, punova pa u lodhur për një raport të ekuilibruar dhe të paanshëm mbi progresin demokratik të këtij vendi,” deklaroi eurodeputeti Thomas Waitz (Të Gjelbrit, Austri), raportuesi për Maqedoninë e Veriut.

Ai theksoi se vendi ka qenë një shembull pozitiv në rajon, duke bërë ndryshime të guximshme për t’iu afruar standardeve evropiane:

Maqedonia e Veriut ka qenë një lider në rajon, duke treguar angazhim të vërtetë ndaj vlerave të BE-së, përfshirë ndryshimin historik të emrit dhe reformat e thella. Por pranimi i saj është bllokuar padrejtësisht për shkak të mosmarrëveshjeve dypalëshe, gjë që ka nxitur frustrim të madh publik me BE-në.”

Me 461 vota pro, 121 kundër dhe 107 abstenime, raporti u miratua nga shumica e eurodeputetëve. Flaka kishte publikuar pjesë të këtij raporti dhjetë ditë më parë, duke nxitur debat të fortë në opinionin publik.

Reagimet politike në Maqedoninë e Veriut nuk munguan. Opozita shqiptare akuzoi qeverinë për “lejimin e ndikimit të konceptit të ‘Botës Serbe’ në institucionet vendore”, duke e parë si një rrezik për rrugën euroatlantike të vendit. Ndërkohë, nga kampi i koalicionit qeverisës, VLEN e drejtoi gishtin nga BDI, duke e cilësuar debatin si “mjegullën e radhës për të mbuluar dështimet”.

Lexo rreth lajmit: Tomas Waitz: “Bota serbe” po zhvat sovranitetin e Maqedonisë së Veriut nën drejtimin e Mickoskit

Evropa ngrit alarmin për ndikimin serbo-rus – VLEN thotë të kundërtën. Kujt t’i besojmë?

Parlamenti Evropian: “Bota Serbe” rrezikon sovranitetin e Maqedonisë 

Bujar Osmani: Shteti është shndërruar në proksi të “Botës Serbe”, shqiptarët po poshtërohen!

ASH: Shqetësimi i Brukselit për “Botën Serbe” në RMV – Taravari paralajmëroi prej kohësh!

“Bota Serbe” nën akuzë në draft-rezolutën e BE-së – ‘Flaket’ skena politike në Shkup!

ASH: “Bota Serbe” po shtrihet në Maqedoni me mbështetje shtetërore

Gazetari Arben Retkoceri: “Kjo është Bota Serbe – me zë dhe figurë në mes të Maqedonisë, me përkrahje shtetërore”

SH: Bota Serbe dhe heshtja e VLEN – një rrezik i madh për shqiptarët dhe sovranitetin e shtetit

Mickoski nuk pranon se qeveria e tij është nën ndikimin e Botës serbe

ASH: Shkupi i rrethuar nga ndikimi Botës Serbe – Anketa tregon: Rinia, viktimë e politikave që e largojnë BE-në

PE ngre alarmin: Mediat serbe dhe rrjetet ruse synojnë të zhbëjnë integrimin europian të RMV-së

Brukseli konfirmon paralajmërimet tona, Maqedonia e Veriut nën kontroll të “Botës serbe”

Taravari: Ndikimi rus përmes Serbisë është problemi i madh me “Ballkanin e Hapur”

275
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Korrik, 2025 18:33 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
275
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?