VLEN: Përfaqësimi i drejtë bëhet ligj, jo fasadë për nepotizmin e BDI-së!

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Shtator, 2025 10:10

VLEN: Përfaqësimi i drejtë bëhet ligj, jo fasadë për nepotizmin e BDI-së!

Për 20 vite me radhë, BDI sot e ribrenduar si Aleanca e Koalicionit të Interesave (AKI) i mbajti peng shqiptarët, duke e përdorur parimin e përfaqësimit të drejtë si maskë për korrupsionin, pazaret dhe mbajtjen me çdo kusht të pushtetit të saj. Ky ligj, që duhej të miratohej që në vitin 2003, u zhduk nga agjenda përmes marrëveshjeve të pista, interesave klanore dhe lojërave politike. Për ta, përfaqësimi i drejtë nuk ishte barazi, por mënyrë për të punësuar nipat, mbesat dhe militantët partiakë.

Sot, falë qeverisjes sonë, padrejtësia po merr fund. Me këtë ligj, çdo institucion do të jetë  detyruar të respektojë dhe avancojë parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Themelimi i një Trupi Koordinues Qeveritar, i udhëhequr nga Zëvendëskryeministri, do të monitorojë dhe garantojë zbatimin e tij. Brenda gjashtë muajve, të gjithë ligjet sektoriale do të harmonizohen me obligimet që burojnë nga ky ligj, duke e bërë barazinë dhe drejtësinë standard funksional për të gjithë qytetarët.

Ky është dallimi mes BDI-së dhe VLEN-it. Ata i përdorën institucionet për të pasuruar veten dhe rrethin e tyre, ne po i përdorim për të sjellë barazi dhe drejtësi. Ata ndryshuan Kodin Penal për të shpëtuar të korruptuarit e vet, ne po ndryshojmë ligjet për të garantuar përfaqësimin e drejtë të të gjithëve. Ata sollën projekte të dëmshme si Ballkani i Hapur, ne po sjellim standarde evropiane dhe barazi ligjore.

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Shtator, 2025 10:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?