BDI: Anëtari i vetëm shqiptar nga gjithësej 12 në Komisionin për çmimin “8 Shtatori” propozon vetveten për shpërblim

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Shtator, 2025 11:44

BDI: Anëtari i vetëm shqiptar nga gjithësej 12 në Komisionin për çmimin “8 Shtatori” propozon vetveten për shpërblim

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj procesit të ndarjes së çmimit shtetëror “8 Shtatori”, duke e cilësuar atë si një “skandal të paprecedentë” që cenon frymën e barazisë së Marrëveshjes së Ohrit.

“Sot duam të alarmojmë opinionin publik për një skandal që rrezikon jo vetëm integritetin e shpërblimeve shtetërore ‘8 Shtatori’, por edhe frymën e barazisë qytetare të garantuar me Marrëveshjen e Ohrit,” thuhet në reagimin e BDI-së.

Sipas kësaj partie, Komisioni për ndarjen e çmimit “8 Shtatori”, i formuar me nënshkrimin e kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, përbëhet nga 11 anëtarë maqedonas dhe vetëm një shqiptar.

“Dhe, për ironi të fatit, i vetmi anëtar shqiptar, Hamid Bakija, në mungesë të guximit për të propozuar një sportist shqiptar, ka vendosur t’ia japë shpërblimin vetes së tij. Kjo nuk është vetëm konflikt interesi, kjo është turp dhe padrejtësi e pastër,” thekson BDI.

Nga kjo parti rikujtojnë se një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe vitin e kaluar, kur “vëllai i një kryetari komune nga VMRO, si anëtar komisioni, i dha vetes shpërblim – dhe gjithçka kaloi në heshtje”.

“Kjo nuk është rast i izoluar. A do të heshtim përsëri? Ne nuk do të lejojmë! Kjo çështje do të adresohet menjëherë para Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, sepse përfaqëson konflikt flagrant interesi dhe diskriminim të hapur,” paralajmërojnë nga BDI.

Mesazhi i kësaj partie është i qartë:

  • “Sporti duhet të bashkojë, jo të ndajë.”
  • “Sporti duhet të ndërtojë ura, jo barriera etnike.”
  • “Marrëveshja e Ohrit dhe parimi i barazisë nuk janë letra boshe, por themelet mbi të cilat duhet të funksionojë çdo institucion shtetëror.”

Në fund, BDI thotë se mbetet e vendosur “të mbrojë barazinë, drejtësinë dhe dinjitetin e çdo qytetari, në çdo institucion dhe në çdo fushë të jetës, përfshirë sportin”.

“Ky nuk është vetëm një apel, ky është një thirrje për drejtësi dhe barazi,” përfundon reagimi. Flaka

73
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Shtator, 2025 11:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
73
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?