Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, ka organizuar një takim me Dr. Arben Taravari, Dr. Ilir Demirin dhe mjekë të klinikave dhe spitaleve të Shkupit, për të diskutuar rreth plebishitit historik që do të mbahet më 19 tetor.
“Secili prej tyre është mobilizuar për të mbrojtur parimet themelore të barazisë, të mundësive të barabarta dhe të mosdiskriminimit, pa dallim etnie,” tha Osmani gjatë takimit.
Ai shtoi se ky moment është një dëshmi se komuniteti mjekësor nuk përfaqëson vetëm profesionin, por edhe një zë të ndërgjegjes dhe të dinjitetit shoqëror.
“Mjekët e Shkupit shprehën qartë se ka ardhur koha të mobilizohemi dhe të ngremë zërin për dinjitetin e profesionit dhe popullit tonë,” përfundoi Osmani, duke theksuar rëndësinë e bashkimit të komunitetit mjekësor në këtë proces qytetar. Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
5 Shtator, 2025 12:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.