Visar Ademi: Ta rindërtojmë ekonominë e Gostivarit

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Tetor, 2025 16:36

Visar Ademi: Ta rindërtojmë ekonominë e Gostivarit

Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot në Gostivar, kandidati për kryetar komune, Visar Ademi, prezantoi vizionin e tij ekonomik dhe planin për të adresuar zbrazjen demografike dhe stagnimin ekonomik të qytetit. Ademi u shpreh se mbi 30 mijë qytetarë e kanë lënë komunën gjatë viteve të fundit, që përbën rreth 37% të popullsisë më aktive, dhe paralajmëroi se nëse kjo tendencë vazhdon, Gostivari mund të përballet me pasoja serioze brenda dhjetë viteve të ardhshme.

Ai theksoi se emigrimi ka ndikim jo vetëm social, por edhe ekonomik, duke cituar vlerësime sipas të cilave qyteti ka humbur rreth 1.5 miliardë euro në dy dekadat e fundit për shkak të largimit të qytetarëve.

Ademi gjithashtu foli për nevojën e një ndryshimi rrënjësor në administratë dhe luftën kundër korrupsionit, duke kritikuar qeverisjet e mëparshme për mungesën e investimeve strategjike në qytet.

Gjatë konferencës, ai prezantoi Planin Ekonomik me 5 pika:

  1. Gostivar Start-Up Hub – mbështetje për start-up-et lokale me qira falas.
  2. “Engjëjt e Gostivarit” – lidhja e diasporës me bizneset vendase për investime.
  3. Qendra për Mbështetjen e Bizneseve Lokale – trajnime, certifikime dhe promovimi i produkteve lokale.
  4. Zona Industriale “INO-VAR” – hapësirë për investime vendase dhe të huaja.
  5. Paketa “Investo në Gostivar” – lehtësime tatimore dhe administrative për bizneset që punësojnë të rinj.

Në përfundim, Ademi i bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje aktive në procesin e ndryshimit, duke theksuar se “ndryshimi është në duart tuaja” dhe se 19 tetori mund të jetë një hap drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme për Gostivarin.

52

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Tetor, 2025 16:36
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
52

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë