AKI: Derisa shqiptarët bashkohen për fitoren historike në Butel, VLEN i bën fushatë VMRO-së në Luboten

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Tetor, 2025 17:57

AKI: Derisa shqiptarët bashkohen për fitoren historike në Butel, VLEN i bën fushatë VMRO-së në Luboten

Për çdo ditë po e dëshmojnë se janë shitur tek padronët e tyre. Tradhëtia e VLEN tani po kalon çdo kufij dhe po bëhet rrezik serioz për dinjitetin kombëtar të shqiptarëve.

Derisa të gjithë shqiptarët janë bashkuar rreth një kandidati të vetëm dhe punojnë intenzivisht për fitoren historike të shqiptarëve në Butel, koalicioni VLEN po bën fushatë për VMRO-në dhe kryetarin aktual nga kjo parti. Kandidati i cili u refuzua nga KQZ dhe nuk arriti të shkaktojë përçarje ditën e votimit, sot bashkë me kryetarin e tij dhe zyrtarë të tjerë të VLEN-it, kanë pritur në fshatin Luboten, liderin e VMRO-së, Hristijan Mickoski, kandidatin e VMRO-së, Darko Aleksovski si dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie. Në këtë tubim dhe në postimin e publikuar, zyrtarët e VLEN-it lavdrojnë kryetarin aktual dhe kandidatin e Mickoskit para shqiptarëve të Lubotenit dhe Komunës së Butelit.

Të helmuar nga mllefi dhe etja për pushtet, zyrtarët e VLEN-it kanë harruar edhe fjalët e tyre dikur për masakrën e Lubotenit, retorikën patriotike dhe lotët e korokodilit për martirët dhe dëshmorët e Lubotenit.
Vasaliteti i tyre kalon edhe kufijtë e turpit dhe mjerimit. Kjo tradhëti duhet të shërbejë si kushtrim për të gjithë shqiptarët që të mobilizohen sa më shumë për fitoren historike në Butel.

  • Aleanca Kombëtare për Integrim
242
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Tetor, 2025 17:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
242
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?