SHGM: Të garantohet punë e lirë dhe pa pengesa për gazetarët në zgjedhje

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Tetor, 2025 18:46

SHGM: Të garantohet punë e lirë dhe pa pengesa për gazetarët në zgjedhje

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka apeluar deri tek Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), komisioneve komunale zgjedhore dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme që të vazhdojnë të sigurojnë qasje të papenguar dhe kushte pune për gazetarët dhe punonjësit mediatikë në të gjitha vendvotimet.

Ky apel vjen pasi gjatë mëngjesit në SHGM janë raportuar disa raste të pengimit të punës së ekipeve gazetareske:
“Shkup (Komuna Karposh, VV 2626): Gazetares Elida Zylbeari iu tentua t’i merrej telefoni dhe u trajtua në mënyrë të papërshtatshme nga zëvendëskryetari i komisionit, pas së cilës ndërhyri MPB-ja, për çka do t’i kërkojmë KSHZ-së të ndërmarrë sanksione ndaj zyrtarit.Ohër (VV 1270): Një ekip i servisit publik nuk u lejua të hyjë në orët e hershme të mëngjesit me arsyetimin se, përveç legjitimit gazetaresk, duhet të posedojë edhe “akreditim nga KSHZ”. Pas reagimit të kolegëve dhe ndërhyrjes në vendngjarje, qasja u lejua dhe puna vazhdoi.Tetovë: Një gazetar u pengua të marrë deklaratë nga anëtarët e këshillit zgjedhor, me arsyetimin e “mungesës së akreditimit”.SHGM u bën thirrje KSHZ-së dhe MPB-së që menjëherë t’i njoftojnë të gjitha këshillat zgjedhore dhe personat zyrtarë se për gazetarët nuk kërkohet akreditim nga KSHZ, në mënyrë që të shmangen keqkuptimet gjatë ditës. Shoqata do të vazhdojë t’i ndjekë rastet, të reagojë institucionalisht dhe të informojë për rezultatet”, thonë nga SHGM.

Shoqata kujton se për gazetarët dhe punonjësit mediatikë në Maqedoninë e Veriut, përveç legjitimit gazetaresk të lëshuar nga mediumi përkatës, nuk është e nevojshme ndonjë akreditim shtesë nga KSHZ për të qenë të pranishëm dhe për të raportuar nga vendvotimet. Prandaj, këshillat zgjedhore, policia, vëzhguesit apo persona të tjerë nuk kanë bazë të kushtëzojnë punën e tyre me leje shtesë.

Njëkohësisht, SHGM apelon për respektim të rregullit zgjedhor: gazetarët kanë të drejtë të incizojnë pamje të përgjithshme dhe të marrin deklarata, pa cenuar fshehtësinë e votimit dhe pa penguar procesin e votimit.

“SHGM u bën thirrje këshillave zgjedhore në të gjitha vendvotimet: të lejojnë hyrje të papenguar të ekipeve gazetareske me legjitimit të dukshëm;të mundësojnë incizime dhe deklarata në hapësira ku nuk rrezikohet fshehtësia e votimit;në rast keqkuptimesh, së pari të kërkojnë udhëzime nga KKZ/KSHZ, në vend që të kufizojnë qasjen.Gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët inkurajohen: të mbajnë gjithmonë legjitimin gazetaresk dhe të prezantohen kur u kërkohet;të respektojnë udhëzimet e këshillit zgjedhor kur ato kanë të bëjnë me ruajtjen e fshehtësisë së votimit;në rast pengimi, menjëherë të regjistrojnë rastin (koha, vendi, vendvotimi, personat e përfshirë) dhe të njoftojnë SHGM-në.Për ndihmë juridike dhe praktike, gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët mund të kontaktojnë koordinatorët rajonalë të SHGM-së në Shtip, Strumicë, Manastir, Ohër, Tetovë dhe Kumanovë, si dhe kontaktet e SHGM-së në Shkup”, thonë nga SHGM.

Nga SHGM shtojnë se mbeten në dispozicion për çdo mbështetje që do të mundësojë raportim profesional, të sigurt dhe të papenguar nga vendvotimet.

74
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Tetor, 2025 18:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
74
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?