BDI: Sindromin e Gazimestanit VLEN e manifestoi me Ambasadorin Rus dhe rusofilin Stoilkoviq

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Tetor, 2025 23:13

BDI: Sindromin e Gazimestanit VLEN e manifestoi me Ambasadorin Rus dhe rusofilin Stoilkoviq

Ambasadori Rus Bazdnikin bashkë me zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Maqedonisë përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit, rusofilin Ivan Stoilkoviq, dhe shoqatat serbe në Maqedoni shënuan përvjetorin e “betejës së Kumanovës” nga viti 1912 që shënon okupimin serb të Maqedonisë dhe vrasjen e mijëra shaiptarëve dhe maqedonasve.

Jemi dëshmitarë të manifestimeve të shpeshta serbe në Maqedoni si dhe deklaratave “Serbia jugore, Serbia e vjetër, Banovina e jugut, etj.”

Maqedonasit quhen maqedono-verior nga autoritetet serbe dhe asnjë reagim nga autoritetet vendore.

VLEN i zëvendëson shqiptarët me serb në pozitat drejtuese në qeverisje dhe në pushtetin ekzekutiv, sjellin bankën serbe në Maqedoni, manifestojnë me Dodikun në Shkup, Manastir, Kumanovë, rresthohen me Vuçiqin, turpërojnë Presidenten Vjosa Osmani, veteranët nga Kosova, etj.

Si në maj 2024, në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, ashtu edhe në tetor 2025, VLEN feston humbjen. Historia njeh vetëm një rast tjetër të tillë, betejën e Gazimestanit në Fushë Kosovë ku serbët e mundur festojnë sot e kësaj dite betejën me otomanët në 1389.

Ky fenomen i festimit të humbjes quhet “sindroma e Gazimestanit” e njohuur deri dje vetëm për serbët, por nga sot edhe për VLEN, të cilët janë të kapluar nga bota serbe, e konfirmuar nga parlamenti europian.

52

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Tetor, 2025 23:13
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
52

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë