Skandaloze: Uliganët maqedonas në Prilep – sulmojnë ekipin e KF Shkëndija – Haraçinë

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Nëntor, 2025 17:57

Skandaloze: Uliganët maqedonas në Prilep – sulmojnë ekipin e KF Shkëndija – Haraçinë

Një incident i rëndë me motive të hapura etnike ka ndodhur në Prilep, ku huliganë maqedonas kanë sulmuar ekipin e Klubit të Futbollit “Shkëndija” nga Haraçina. Sulmi është kryer në zhveshtoret e stadiumit, në momentin kur futbollistët mysafir po përgatiteshin për t’u kthyer në Shkup pas ndeshjes.

Sipas dëshmive, tifozët e “Pobedës” kanë brohoritur slogane të urrejtjes si “dhoma gazi për shqiptarët”, ndërsa kanë ofenduar futbollistët e Shkëndijës me thirrje raciste si “majmunë”. Për shkak të situatës së tensionuar dhe mungesës së sigurisë, ekipi shqiptar është detyruar të largohet nga fusha — një veprim që shumë e konsiderojnë të drejtë dhe të domosdoshëm.

Ky nuk është një incident i izoluar, por pasqyra e një sëmundjeje shoqërore që po tolerohet në heshtje. Nëse institucionet sportive dhe shtetërore zgjedhin të heshtin përballë urrejtjes etnike në sport, atëherë ato bëhen bashkëfajtorë me dhunuesit.

Lexo edhe: “Dhoma gazi për shqiptarët”, pëlcet stadiumi i Prilepit

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Nëntor, 2025 17:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.