Ruajtja e shqipes në epokën dixhitale, Mustafa: Kemi shkuar mbrapa…

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Nëntor, 2025 15:48

Ruajtja e shqipes në epokën dixhitale, Mustafa: Kemi shkuar mbrapa…

Era digjitale ka shtyrë gjuhën shqipe mbrapa duke kërcënuar standardin e vendosur në vitin 1908 në Manastir. Rrjetet sociale kanë krijuar turbulenca në këtë drejtim, duke I dhënë kahje jashta kornizave të vëna në Kongres.

Profesori i gjuhës shqipe Avzi Mustafa, në analizën e tij thotë se po vehet në pikëpyetje kultura e të folurit e ndikuar nga gjuha angleze. Sipas tij forcat intelektuale mbarë shqiptare duhet të krijojnë strategji se si ta mbrojnë gjuhën shqipe.

“Rrjetet sociale bëjnë të veten. Çdo kush shkruan me gabime, me shkurtime. Nuk ka as kulturë të folurit, as të shkruarit dhe tani është në pyetje se sa janë në kontakt, përveç nxënësve në shkollë si libra që janë në gjuhën shqipe, vetëm sa janë në shkollë, pas shkollës ata përdorin gjuhën angleze dhe tani unë nuk e di a do të kemi më gjuhë amëtare, apo do të kemi gjuhë të parë, gjuhë të dytë apo të tretë se nipërit dhe mbesat flasin gjuhën angleze. Nuk kemi menduar ne si shqiptarë, qoftë Shqipëria apo Kosova si dy shtete që të bëjmë një strategji se si ta mbrojmë këtë gjuhë të bukur që e kemi ne shqiptarët. Unë mendoj se përsëri do ti mbete shkollës, që do të jetë ai faktori kryesor që do ta kultivojë gjuhën amëtare”, u shpreh albanologu Avzi Mustafa.

Mustafa me kritika edhe ndaj institucioneve. Sipas tij librat po botohen pa kritere në mungesë të liçencave për lektorë.

“Agjencia për Zbatimin e Gjuhës duhet të sjellë një ligj me të cilin do të liçencohet e të dihet kush ëhstë lector dhe ai ta marrë përgjegjësinë për çdo gabim, e jo të lishohen çdo libër. Vetëm të marrësh një lutje për një konkurim, do të shohësh se në dhjetë rrjeshta, mund ti kesh njëzet gabime”, theksoi Mustafa.

Në administratë, në gjyqësor sipas Mustafës janë pranuar njerëz joadekuat. Profesor Mustafa thotë se duhet të miratohet ligj për mbrojtjen e gjuhës shqipe ndërkohë vetëdijësimi për vlerësimin e gjuhës sonë të bukur shqipe është më se i nevojshëm.

53

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Nëntor, 2025 15:48
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
53

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë