“Masat për parandalimin e dhunës në familje nuk janë mjaftueshëm efikase”

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Nëntor, 2025 13:06

“Përfundimi i Raportit të Auditimit mbi zbatimin e Konventës së Stambollit tregon se masat e marra për mbrojtje nga dhuna në familje dhe dhuna gjinore nuk janë mjaftueshëm efektive”, tha Auditori Shtetëror Maksim Acevski në ngjarjen me rastin e publikimit të Raportit Përfundimtar të Auditimit mbi Performancën me temën “Zbatimi i Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje (Konventa e Stambollit)”.

“Nga vetë përfundimi i raportit të auditimit, mund të shihet se përfundimi është negativ, d.m.th. masat dhe aktivitetet e ndërmarra për të mbrojtur nga dhuna në familje dhe dhuna gjinore nga shteti nuk janë mjaftueshëm efektive. Prandaj, duhet të merren masa shtesë për të rritur efektivitetin e tyre”, tha Acevski.

Sipas Strategjisë kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje dhe dhuna gjinore 2018–2023, nga 52 aktivitetet e planifikuara, 48 përqind janë zbatuar, 32 përqind nuk janë zbatuar dhe 18 përqind janë zbatuar pjesërisht.

“Kjo tregon presione në seksionin e burimeve njerëzore në qendrat e punës sociale, përfaqësim të pamjaftueshëm territorial të strehimoreve dhe sfida në bashkëpunim me sektorin joqeveritar”, shtoi Acevski.

Ai kujtoi se Konventa e Stambollit u miratua në vitin 2011, u ratifikua në vitin 2017, dhe ndryshimet në Kodin Penal u bënë vetëm në vitin 2023.

“Ne duhet të ndërtojmë një kulturë parandalimi, sepse parandalimi është më i rëndësishëm sesa masat represive”, theksoi auditori.
Sipas të dhënave, në vend janë regjistruar rreth 6,282 raste të dhunës gjinore dhe në familje, nga të cilat mbi 60 përqind përfshijnë lëndime fizike, dhe rreth 30 përqind janë kërcënuese për jetën. Acevski pret që rekomandimet nga raporti të jenë baza për përmirësimin e sistemit dhe uljen e numrit të rasteve.

53

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Nëntor, 2025 13:06
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
53

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë