Vazhdon avazi – Nga 45 oficerë të rinj në Armatë, vetëm një është shqiptar

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Dhjetor, 2025 16:36

Vazhdon avazi – Nga 45 oficerë të rinj në Armatë, vetëm një është shqiptar

Ministria e Mbrojtjes ka pranuar 16 kandidatë nga grupi i dytë që kanë mbaruar ciklin e parë të studimeve, të cilët do t’i trajnojë për oficerë që do të shërbejnë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Armatën e Maqedonisë. Nga dokumenti që kemi siguruar, respektivisht vendimi për pranim të 16 kandidatëve, nuk figuron asnjë shqiptar. Megjithatë, nga Ministria e Mbrojtjes nuk e pranojnë se nuk e kanë respektuar përfaqësimin e drejtë. Thonë se kandidatët janë vlerësuar sipas dijes dhe sipas kushteve dhe parametrave që janë kërkuar.

“Nga kandidatët e pranuar si oficerë të ardhshëm, ka dy kandidatë nga përkatësia etnike shqiptare dhe një nga përkatësia vllahe. Duam të theksojmë se për shërbime të caktuara nuk kishte fare kandidatë të paraqitur ndërsa që në muajin gusht patëm njoftuar se për këto shërbime do të publikohet përsëri konkurs për çka opinioni do të njoftohet në kohë. Përsërisim se në Ministri dhe në Armatë ka vend për më të mirët nga më të mirët dhe se gjatë pranimit, në tërësi dhe pa asnjë përjashtim respektohen të gjitha principet”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.

Kjo është lista e të gjithë kandidatëve që janë vlerësuar më së shumti nga komisioni në shërbime të ndryshme nga konkursi i publikuar në muajin mars. Kandidatët janë vlerësuar për shkollimin e përfunduar, njohuri të gjuhës angleze, për përgatitjet e tyre fizike dhe në intervistë. Nga lista e përgjithshme ku janë pranuar gjithsej 45 persona, vetëm një është shqiptar. Bëhet fjalë për Jasir Ibraimin i pranuar në shërbimet intendente.
Rang lista përfundimtare nuk figuron në përputhje me ligjin për akademi ushtarake i cili urdhëron respektimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat gjatë konkurseve. Neni 21 i ligjit për akademi ushtarake thotë:

“Gjatë pranimit të kandidatëve në konkurs publik nga paragrafi 1 i këtij neni do të mbahet llogari për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të përkatësive të bashkësive”.

Ministria e Mbrojtjes tanimë gjashtë muaj është pa zëvendës ministër, kjo pasi Elfete Ismaili u shkarkua nga detyra pasi Arben Taravari prishi koalicionin me VLEN-in. Në ndryshimet e fundit të kuadrove të VLEN-it në Qeveri, nuk prekën fare këtë pozicion, njofton Alsat, përcjell Gazeta Flaka.

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Dhjetor, 2025 16:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.