Taravari për VLEN-in: Vetëm Hristijan Mickoski, mund t’i bëjë bashkë

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Dhjetor, 2025 16:39 Përditësuar

Taravari për VLEN-in: Vetëm Hristijan Mickoski, mund t’i bëjë bashkë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar se koalicioni VLEN është i pamundur të unifikohet si subjekt i vetëm, duke theksuar se grupet brenda tij kanë interesa të ndryshme dhe tensione të vazhdueshme.

Sipas Taravarit, vetëm lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, mund të arrijë t’i bëj bashkë.

“Më 15 maj kur unë dola prej Qeverie, menjëherë pas një jave dolën thanë që Taravari ishte arsyeja që s’mund të bashkohemi, ‘ai na përçante’ – ‘ne tash e fillojmë bashkimin’, këtë e kanë thënë më 20 maj. Nga ajo ditë deri më sot, pra pas 7 muajsh nuk ka bashkim. Ai konglomerat është i pamundur që të bashkohet. Aty ke grupacione të llojllojshme të interesit që Mickocksi mund t’i bëj bashkë. Sepse, këto kanë mosmarrëveshje, por i thirr Mickoski ‘i hekuros’”, deklaroi ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai shtoi se edhe formësimi i koalicionit VLEN është mbështetur fillimisht nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

“Albin Kurti, në fillim ka qenë sponsori për t’u formësuar VLEN dhe për t’iu bashkangjitur VLEN-it. Ky është fakt i pamohueshëm. Albin Kurti ka raporte të mira. Punën e Albin Kurtit më shumë e shoh si inercion – cilin e përkrah Edi Rama – AKI, Kurti del e përkrahë – VLEN-in. Në qoftë se nesër Edi Rama shkon e përkrah VLEN-in, ju garantoj se Albin Kurti do të kalojë dhe do ta përkrahë AKI-në”, deklari Taravari.

Sa i përket mbështetjes së mundshme të Kurtit për liderin e VLEN-it, mes Bilall Kasamit dhe Izet Mexhitit, Taravari tha se nuk ka informacion. Megjithatë, ai theksoi se koalicioni është i brishtë.

“Për këtë nuk e di. Por, është mision i pamundshëm këto të bëhen një parti. Por, koha do ta tregojë. Kjo është si e parashohë unë. Në momentin që Mickoskit nuk do t’i duhet VLEN-i, për pesë minuta nuk ekziston VLEN”, tha ai.

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Dhjetor, 2025 16:39 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.