Maqedonia përballet me “epidemi” dhune në familje – tre femicide në 11 muaj në Shtip

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Dhjetor, 2025 08:51

Pas pandemisë Covid, shoqëria në Maqeodni po përballet me një “epidemi” të dhunës në familje, thotë kryetarja e OJQ-së “ECHO”, Beti Peeva. Ajo thekson se vetëm për 11 muaj në Shtip janë regjistruar tre raste të femicidit, dhe statistikat mbi dhunën ndaj grave janë edhe më shqetësuese.

“Konkretisht, në organizatën tonë, e cila punon në këtë fushë për 23 vjet, janë raportuar gjithsej 109 raste të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve, pra vajzave, nga Shtipi dhe zona përreth, dhe ka edhe nga pjesa lindore, dhe ky është një fakt vërtet shqetësues. Kjo është një shifër vetëm nga kjo pjesë, përndryshe “ECHO” punon edhe në rajonet e Pellagonisë dhe Juglindjes dhe nëse i mbledhim ato shifra, arrijmë në një shifër prej 180 rastesh këtë vit, dhe viti nuk ka mbaruar ende”, tha Peeva.

Ajo shtoi se rregulloret ligjore për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje janë të forta, ekziston edhe bashkëpunim shumësektorial, por ndonjëherë institucionet shmangen, domethënë ka vonesa me procedurat.

“Jo vetëm institucionet janë fajtore për këtë, por edhe vetë viktimat që raportojnë, për shkak të trendit të varësisë ekonomike që po rritet nga viti në vit, ndryshojnë mendje, kthehen prapa. Shpesh para se të ndërmarrim ndonjë veprim, ato ndryshojnë mendje dhe nuk duan të shkojnë më tej”, tha Peeva.

Organizatat e shoqërisë civile që kanë punuar në këtë temë për një kohë të gjatë kanë propozuar një ndryshim në nenin 130, paragrafi 2 i Kodit Penal, domethënë, autori i krimit nuk duhet të ndiqet penalisht me sugjerimin e viktimës, por sipas detyrës zyrtare.

“Viktima ka frikë nga vetë autori i krimit, se nëse ai jep pëlqimin e tij për ndjekje penale, ndërkohë, derisa të përfundojnë procedurat dhe autori të sanksionohet, mund të ndodhin akte edhe më të shëmtuara”, thekson Peeva.

Sipas analizave të shoqërisë civile, në vitin 2025 ka pasur një numër të lartë rastesh të raportuara të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, por ende nuk ka një sistem të vetëm dhe transparent që ndjek rastet deri në aktakuzë dhe vendim.

Ditët e fundit, në rajonin lindor janë mbajtur një sërë punëtorish dhe takimesh si pjesë e fushatës 16 Ditë Aktivizmi Kundër Dhunës ndaj Grave.

53

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Dhjetor, 2025 08:51
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
53

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë