OEMVP dhe koalicioni VLEN nënshkruan Platformën për zhvillim ekonomik të RMV-së

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Maj, 2024 19:26

OEMVP dhe koalicioni VLEN nënshkruan Platformën për zhvillim ekonomik të RMV-së

Në vazhdën e takimeve me partitë politike, në hapësirat e OEMVP-së u realizua takim i dytë me radhë, ku kryetari i saj Mendi Qyra bashkë me udhëheqësinë  e Odës i mirëpriti përfaqësuesit nga koalicioni Vlen, Bilall Kasami, Izet Mexhiti, Afrim Gashi dhe Bujare Abazi.

Gjatë takimit u diskutua për disa probleme kyçe me të cilat përballet ekonomia e vendit tonë, si dhe marrja e masave për përmirësimin e pengesave të cilat ndalojnë mirëqenien ekonomike të vendit.

“Kryetari Qyra potencoi rëndësinë e një fuqie punëtore stabile dhe të kualifikuar për nevojat e tregut të punës, për të cilën duhet marrë masa për parandalimin e migrimit të të rinjve. Me rritjen e pagës minimale neto në sektorin privat në 30,000 denarë, uljen e kontributeve në 32% nga paga neto, liberalizim të fuqisë punëtore në rajon, si dhe reforma në sistemin arsimor duke i veçuar profesionet dhe veprimtaritë deficitare, do të mundësojnë krijimin e kushteve optimale për punëtorët në vend dhe rritja e standardit jetësor të qytetarëve të RMV”, thuhet në kumtesën e OEMVP-së.

Koalicioni VLEN theksoi që shumica e pikave të Platformës së OEMVP-së janë të kyçura edhe në platformën e koalicionit, dhe se do të zbatohen denjësisht në qoftë se do jenë pjesë e qeverisë së ardhshme. Ajo çfarë është me rëndësi për sektorin e biznesit është se koalicioni në fjalë ka integruar dhe ka pranuar kërkesën e kamotshme të OEMVP  për ulje të kontributeve me çka do të ndihmohen qytetarët por edhe bizneset në veçanti.

Gjithashtu, nga përfaqësuesit e koalicionit u prezantuan edhe pika shtesë nga Platforma e tyre, duke përfshirë sektorin energjetik, decentralizim fiskal të komunave, rritja e rrogës minimale, si dhe zonat e lira ekonomike, ndërsa anëtarët e OEMVP theks të veçantë vendosën edhe mbi Ligjin për legalizim, sjelljen e planeve urbanistike dhe funksionimin e institucioneve.

Mes tjerash, drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, Durim Zeqiri foli edhe mbi funksionimin e platformës për Dialog Publiko-Privat, duke potencuar që kjo platformë nuk duhet të ndërpritet pasiqë është mundësi adekuate në të cilën Odat ekonomike mund të parashtrojnë kërkesat e tyre direkte drejtuar Qeverisë, si dhe të shfaqin ekspertizën e tyre sa i përket udhëheqjes së mirëfilltë për rritje dhe zhvillim ekonomik të vendit. Poashtu, ai përmendi edhe rastin e vërshimeve në Hasanbeg, ku nga ky fenomen natyror janë dëmtuar shumë biznese, ndërkaq premtimi i Qeverisë që të ju ndihmojë bizneseve të dëmtuara nuk është realizuar ende.

Koalicioni VLEN nënshkroi Platformën për zhvillim ekonomik të RMV dhe të njëjtit u shprehën se nëse bëhen pjesë e Qeverisë së ardhshme, do të integrojnë kërkesat e OEMVP-së në programin qeveritar dhe gjithashtu në mënyrë adekuate do të angazhohen për zbatimin e tyre gjatë periudhës 2024-2027.

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Maj, 2024 19:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?