QMK: Tre zjarre në qiell të hapur

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Maj, 2024 19:38

QMK: Tre zjarre në qiell të hapur

Tre zjarre në qiell të hapur janë evidentuar në 24 orët e kaluara, informojnë mëngjesin e sotëm nga Qendra për menaxhim me kriza. Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, pason periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të përkohshme lokale të shiut.

“Nga mesdita do të mbajë moti i paqëndrueshëm në shumë vende me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie afatshkurtër me erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar breshëri. Temperatura ditore nga nesër deri të shtunën do të ulet gradualisht, ndërsa të dielën do të rritet për dy deri në katër gradë. QMK-ja apelon për vigjilencë, që qytetarët të kenë parasysh parashikimin e motit gjatë qëndrimit në natyrë dhe të strehohen në periudhat e paqëndrueshmërisë së papritur meteorologjike në ditët në vijim, ndërsa pas reshjeve të dendura lokale në terren, t’i kenë kujdes përrenjtë, për të mos lëvizur pranë shtretërve të lumenjve, përgjatë kanaleve kulluese, në lugina të thella dhe të thepisura.”, thekson QMK-ja.

Gjithsej 1,513 thirrje janë evidentuar në numrin ekzistues për thirrje për raste emergjente 112 në QMK, në 24 orët e kaluara.

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Maj, 2024 19:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?