“Gënjeshtar, jep dorëheqjen nëse je burrë”, përplasje e ashpër mes Shehajt dhe Manjës! Ministri: T’i pres veshët! Je evazori më i madh në vend

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Maj, 2024 22:08

“Gënjeshtar, jep dorëheqjen nëse je burrë”, përplasje e ashpër mes Shehajt dhe Manjës! Ministri: T’i pres veshët! Je evazori më i madh në vend

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka patur një përplasje të ashpër gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend me deputetin e pavarur, Agron Shehaj.

Ky i fundit i kërkoi Manjës të jepte dorëheqjen nga posti i ministrit duke e akuzuar se ka gënjyer në deklaratën e tij ku shprehej se ish-zyrtarët e arrestuar nga SPAK, nuk do të përfitonin nga amnistia penale. Sipas Shehajt, i cili u bazua nga shifrat e SPAK, amnistia liroi nga burgu rreth 40 zyrtarë ndërsa uli dënimet për 60 të tjerë.

Gjatë momentit kur Shehaj i kërkonte të jepte dorëheqjen Manja mësohet t’i jetë drejtuar me fjalët “T’i pres veshët”.

Ndërsa pasi mori fjalën për replikë, Manja e quajti Shehajn evazorin më të madh në vend, duke e akuzuar se sponsorizon portale që shkruajnë për interesin e shteteve dashakeqe ndaj vendit tonë.

Debati mes Manjës dhe Shehajt:

Shehaj: Ishte e qartë se ministri Manja po gënjente. Me pak fjalë ministri dhe qeveria kanëmashtruar e gënjyer në mënyrën më të pamoralshme opinionin publik. Në një vend normal Manja do të jepte dorëheqjen. Para tre javësh vjen këtu e thotë se nuk do përfitojë asnjë i korruptuar, pas disa javësh SPAK-u thotë se kanë përfituar. Por ti Manja mos e vrit mendjen, nga ti nuk e pret njeri.

Manja flet nga vendi

Shehaj: Unë jam hajdut? Ti liron të korruptuarit! Do thuash se nuk ishte e vërtetë? Pse gënjeve, pse nuk jep dorëheqjen. A je burrë? Jep dorëheqjen! Erdhe këtu dhe gënjeve, jep dorëheqjen, mashtrues. Nuk të vjen mirë ë?

Manja ndërhyn nga vendi

Shehaj: Do më shkulësh mua veshët ti? Ja ministri i Drejtësisë që liron të korruptuarit, gënjen dhe vjen këtu e nuk ka çfarë thotë.

Manja: Tani që amnsitia mori 116 vota, vjen këtu edhe na del si kalorës i ndershmërisë dhe luftës kundër korrupsionit kur në fakt ky shtet duhet të merret seriozisht me ty. Sepse je evazori më i madh në këtë vend që sponsorizon portale dhe shkrime që çojnë ujë në mullirin e shteteve dashakeqe ndaj Shqipërisë. Nuk do jetë e largët dita kur ajo fytyra jote prej ëngjëlli të dalë ashtu siç është në të vërtetë.

Top Channel

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Maj, 2024 22:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.