Kolaps sistemi, ndalohet shitja online të biletave për “EURO 2024”

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Maj, 2024 22:31

Kolaps sistemi, ndalohet shitja online të biletave për “EURO 2024”

Rreth 100 mijë bileta ishin paraparë të vendoseshin në shitje online për Kampionatin Evropian të futbollit. Por, uebfaqja e “Euro 2024” ka rënë nga sistemi derisa tifozët e shumtë tentuan ta “kapnin” nga një biletë për evenimentin që do të mbahet gjatë kësaj vere në Gjermani.

Në mëngjes ishte paraparë që të niste shitja e biletave online, që e përfshin edhe ndeshjen hapëse të mikpritësit Gjermania kundër Skocisë.  Por, blerësit potencialë mbetën të nervozuar dhe të frustruar pasi përpara ekraneve iu shfaq mesazhi “ERROR”, kur iu bashkuan kërkesës për të blerë biletë.

Të tjerëve iu bllokua sistemi derisa iu kishte kërkuar që ta shtypnin kodin, i cili nuk u ishte shfaqur në ekran. Shumë tifozët i përdorën mediat sociale për ta shfaqur zhgënjimin e tyre, pasi iu mohua një ëndërr për ta parë nga afër një apo më shumë ndeshje të Evropianit.

Shumë njerëz pritet ta marrin rrugën drejt Gjermanisë mes muajve qershor dhe korrik, ndonëse nuk kanë bileta, me shpresën që ta shijojnë atmosferën përpara stadiumit pasi do të jetë e vështirë të blejnë bileta në “tregun e zi”, ngase në hyrje do të shikohet nëse përputhet emri i biletës me pronarin që e mban atë në dorë dhe që e ka rezervuar personalisht online.

16
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Maj, 2024 22:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
16
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?