Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit (3 maj), mesazh ka përcjellë edhe ambasadorja e SHBA-ve në RMV, Angela Aggeler, e cila theksoi se zgjedhjet nxjerrin në pah rolin vendimtar që media duhet dhe patjetër të luajë gjatë gjithë procesit.
“Sot është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit dhe zgjedhjet nxjerrin në pah rolin vendimtar që media duhet dhe patjetër të luajë gjatë gjithë procesit. Shtyp i lirë dhe i gjallë që shqyrton faktet, komunikon idetë dhe propozimet te publiku dhe i shtyn zyrtarët të shpjegojnë qëndrimin e tyre për çështjet që kanë rëndësi për jetën e qytetarëve dhe të përcaktojnë rrjedhën e vendit”, tha ambasadorja Aggeler.
Në RMV me 8 maj do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.
Ndërkaq sot, në Indeksin e Lirisë së Medias të Reporterëve pa Kufij (RSF) RMV-ja dhe pse me një rezultat të përgjithshëm më të dobët se vitin e kaluar, u ngjit me dy vende, nga 38 në 36, kjo pasi vendet e tjera në rajon u vlerësuan më keq.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
3 Maj, 2024 17:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.