Fronti Europian debat për qeverinë me Badenter

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Maj, 2024 17:25

Fronti Europian debat për qeverinë me Badenter

Fronti Europian organizoi panel diskutimi me përfaqëses akademik kushtuar badenterit apo shumicës së dyfishtë. Zëdhënësi i BDI-së Arbër Ademi pas përmbylljes së diskutimit tha se badenteri në mënyrë implicite dhe gjysëm eksplicite përcakton nëse reprezenti i vullnetit të komunitetit jo shumicë nuk mund të mbetet i papërfillshëm. Ai theksoi se qeveria mund të formohet edhe me 61 deputetë por siç tha ai duhet të ketë qeveri edhe me badenter.

Arbër Ademi:

“Temë diskutimi ishte shumica e dyfishtë si një nga shtyllat kryesore të marrëveshjes së Ohrit me çka u elaborua edhe historiku se si ka ardhur deri te kjo kategori kushtetuese ligjore e cila tashmë është pjesë e rendit juridik të RMV-së, po çka edhe nënkupton ky instrument vizavi zgjedhjeve të cilat i kemi tani dhe retorikës e narrativit i cili po përdoret tani veçanarisht nga VMRO DMPNE e cila sugrisht se parapelëqen ta suspendojë demokracinë te komunitetet tjera, tenton të imponojë supremacinë dhe dominancën e vet edhe si komunitet po edhe si parti politikie vizavi komuniteteve tjera, pra rreziqet nga një narrativ i tillë”.

I pyetur se si do të veprojë fronti europian nëse VMRO-DPMNE nuk do të bashkëpunojë me partinë fituese shqipëtare, Ademi tha se për ta në fokus si opsion politik është partneriteti me qytetarët dhe theksoi se në komunat e shqiptarëve fronti eurpian ka shënuar fitore. “Fitorja do të jetë edhe më e madhe me 8 maj sepse shqiptarët dinë të ndëshkojnë të gjithë ata që për ambicie të pushtetit ulen në prehërin e dikujt tjetër”, tha Ademi.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Maj, 2024 17:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.