Menduh Thaçi në Haraçinë: Nuk ka Qeveri pa Frontin, VLEN s’e ka takatin tonë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Maj, 2024 17:28

Menduh Thaçi në Haraçinë: Nuk ka Qeveri pa Frontin, VLEN s’e ka takatin tonë

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se përplasja me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka qenë në interes së mbrojtjes së interesit të Kosovës.

Thaçi tha se pajtimi do të ndodhë shpejt, gjatë një tubim mbrëmë në Haraçinë.

“Pëplasja me Albinin ka qenë vetëm në interes të mbrojtjes se interesit të Kosovës. Do pajtohemi shpejt me Albinin. Unë e di se ai ndjehet shumë keq tash, se ia bënin në sallë “Albini”, “Albini”, qetash “Mickoski”, “Mickoski””, ka deklaruar Thaçi.

Ai shtoi se s’do të ketë Qeveri pa Frontin Evropian, derisa tha se nëse nuk respektohet vota e shqiptarëve, problemet do të jenë të mëdha,

“Dallimi i votave në zgjedhjet parlamentare do të jetë shumë i madh. Nuk ka qeveri pa Frontin. Fronti i ka shumë të qarta kërkesat. Nëse do të bëhet këtu qeveria do të bëhet me ne, përndryshe nuk do të ketë qeverisje. Këtë herë s’e kemi ndërmend aspak të lëshojmë pe. Ju u thuani vetëm “VLEN”-i le ta çojë VMRO’n të më demantojë mu çka flas. Besoni se ata se kanë takatin e Frontit, për mos me tepru, se kanë takatin as sa gishti im që kam takat në negociata me VMRO’në dhe me maqedonasit. U kam thënë se në momentin që ju se respektoni votën e shqiptarëve problemet do të jenë shumë të mëdha. Shqiptarët me 5%, 6% pushtet e krejt faji i korrupsionit t’u hedhet shqiptarëve, kjo është një intrigë e Serbisë. Nuk kalon kjo”, ka deklaruar Thaçi.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Maj, 2024 17:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.