CIVIL kërkon mbrojtjen e fëmijëve nga propaganda: Abuzimi politik të ndalet menjëherë

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Maj, 2024 20:02

CIVIL kërkon mbrojtjen e fëmijëve nga propaganda: Abuzimi politik të ndalet menjëherë

Fëmijët nuk duhet të lejohen të bëhen viktima të politikës dhe të operacioneve të propagandave të huaja keqdashëse. Partitë politike dhe përkrahësit e tyre duhet të kontribuojnë në mbrojtjen e fëmijëve dhe jo në keqpërdorimin e tyre, kujton CIVIL dhe kërkon nga institucionet që të sanksionojnë ata që në çfarëdo mënyre i përfshijnë fëmijët në politikë, transmeton Vërtetmatësi.

Ekipi monitorues i CIVIL ka konstatuar një numër të madh të rasteve të keqpërdorimit të fëmijëve dhe të miturve, si në kontekstin zgjedhor, ashtu edhe për përhapjen e urrejtjes etnike dhe fetare, por edhe për përhapjen e propagandës dashakeqe ruse.

Nga aty theksojnë se abuzimi politik ndaj fëmijëve është i ndaluar me ligj.

CIVIL kërkon nga partitë politike, prindërit, mediat dhe institucionet që t’i lirojnë fëmijët dhe të miturit nga ambiciet e tyre politike, sepse me këtë shkelin ligjin dhe të gjitha normat etike.

“Fëmijët nuk duhet të lejohen të jenë viktima të politikës dhe të operacioneve të propagandës së huaj keqdashëse! Partitë politike dhe mbështetësit e tyre duhet të kontribuojnë në mbrojtjen e fëmijëve, jo abuzimin e tyre. Shteti dhe institucionet kanë obligim që fëmijëve t’u sigurojnë zhvillim fizik, mendor, shpirtëror, moral dhe social, një mënyrë jetese të shëndetshme dhe normale në kushte lirie dhe dinjiteti”, thuhet në njoftimin e CIVIL-it.

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Maj, 2024 20:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?