Afrim Gashi zgjidhet kryetar kuvendi

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2024 15:42 Përditësuar

Afrim Gashi zgjidhet kryetar kuvendi

Afrim Gashi zgjidhet kryetar kuvendi me vota të 76 deputetëve nga VLEN, VMRO dhe ZNAM, raporton Flaka

Deputetët e të Majtës votuan kundër, ndërsa deputetët e koaliconit të LSDM nuk votuan. Të pranishëm në sallë ishin 116 deputetë.

Me nënshkrimet e 75 deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Koalicionit VLEN dhe Lëvizjes ZNAM, kryetari i Alternativës pjesë e Koalicionit VLEN, Afrim Gashi paraprakisht u propozuar për kryetar të Kuvendit.

Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN si propozues, tha se Gashi ka qenë deputet për tetë vjet, gjegjësisht tre mandate deputet dhe se bëhet fjalë për një politikan që nuk përmendet në raste për korrupsion.

“Është nder për të gjithë ne që Kuvendin ta udhëheq një politikan i tillë”, ka thënë ndër të tjera Mexhiti.

Paraprakisht, deputetët e Frontit Europian brantisën punimet e kuvendit.

Paraprakisht, është zgjedhur përbërja e Komisionit për Çështje të Emërimeve dhe Zgjedhjeve.

Kuvendi sot në kuadër të seancës konstituive me 101 vota “pro” nga gjithsej 117 të pranishëm e miratoi raportin e Komisionit Verifikues dhe me këtë i verifikoi mandatet e 118 deputetëve. Me këtë iu ndërpre mandati i deputetëve të përbërjes së vjetër kuvendore. Deputetët e rinj të cilët janë bartës të funksioneve të tjera gjithashtu u është ndërprerë funksioni. Gjithsej gjashtë deputetëve u është ndërprerë funksioni në Qeveri, kështu që Qeveria do t’i kryejë vetëm funksionet teknike deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Flaka Media

120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2024 15:42 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?