Aleanca për Shqiptarët kërkon rishikim urgjent të “Safe City”

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Janar, 2026 14:03

Aleanca për Shqiptarët kërkon rishikim urgjent të “Safe City”

Aleanca për Shqiptarët shpreh qëndrimin e saj kritik ndaj Ligjit për Kundërvajtje, në të cilin përfshihet edhe projekti “Safe City”, duke vlerësuar se zbatimi aktual i këtij projekti ngre shqetësime serioze juridike, sociale dhe kushtetuese.

Së pari, Aleanca për Shqiptarët vëren se nuk po zbatohet Ligji për përdorimin e gjuhëve, veçanërisht në komunikimin zyrtar me qytetarët, përfshirë edhe njoftimet dhe sanksionet që burojnë nga projekti “Safe City”. Kjo përbën shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave gjuhësore të qytetarëve shqiptarë dhe është e papranueshme në një shtet multietnik.

Së dyti, kërkojmë rishikim të lartësisë së dënimeve dhe të pjesës së tolerancës, me qëllim që qytetarët të mos dëmtohen padrejtësisht. Siguria në komunikacion është e rëndësishme dhe e domosdoshme, por ajo nuk duhet të realizohet në kurriz të mirëqenies dhe jetesës së qytetarëve, përmes dënimeve disproporcionale dhe pa ndjeshmëri sociale.

Së treti, Aleanca për Shqiptarët thekson se zbatimi selektiv i projektit “Safe City” vetëm në disa qytete është i padrejtë dhe diskriminues. Nëse ky projekt synon rritjen e sigurisë publike, atëherë ai duhet të zbatohet në mënyrë të barabartë në të gjithë territorin e shtetit, dhe jo vetëm në tre qytete.

Aleanca për Shqiptarët kërkon nga institucionet kompetente që urgjentisht të adresojnë këto vërejtje, të hapin debat publik dhe të sigurojnë që çdo projekt i tillë të jetë në përputhje me ligjin, barazinë dhe interesin real të qytetarëve, thonë nga Aleanca për Shqiptarët. Gazeta Flaka

10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Janar, 2026 14:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?