Arrestohet në Serbi 19-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, dyshohet për tentim vrasjen e ish-liderit të tifozëve të Partizanit
Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, një shtetas 19-vjeçar i Maqedonisë së Veriut, me inicialet A.A., është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për tentim vrasjen e N.A., më 8 korrik 2025 në Beograd.
Sipas agjencisë së lajmeve “Tanjug”, viktima e këtij sulmi është Nenad Alajbegoviq, i njohur si Alibeg, ish-lider i tifozëve të klubit serb të futbollit Partizani. Ai ishte qëlluar me disa plumba.
I dyshuari akuzohet për veprat penale të tentim vrasjes dhe të prodhimit, mbajtjes, bartjes dhe tregtimit të paautorizuar të armëve dhe lëndëve shpërthyese, njoftoi Prokuroria e Lartë Publike në Beograd.
Sipas dyshimeve të prokurorisë, më 8 korrik të vitit të kaluar, në rrugën “Narodnih Heroja” në Beograd, A.A. kishte qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të Alajbegoviqit, i cili në atë moment ndodhej brenda automjetit të tij.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa procedurat hetimore po vazhdojnë. Gazeta Flaka














