Riccardo Calafiori ka vendosur të largohet nga Bologna dhe në përgjithësi nga futbolli italian. Edhe pse ishte shumë pranë transferimit te Juventusi para Euro 2024, paraqitjet fantastike në Gjermani kanë bërë që vlera e lojtarit të rritet jashtëzakonisht shumë.
Një muaj më parë Bologna dhe Juventus po diskutonin për transferimin e Calafiorit në Allianz Stadium për 30 milionë euro, por tani çmimi i lojtarit është bërë thuajse dyfish.Juventus është larguar nga gara pasi nuk mund të përballojë çmimin e kërkuar nga Bologna për qendërmbrojtësin italian.
22-vjeçari duket se do të transferohet në Angli, me Arsenalin që ka bërë ofertën më të lartë me vlerë prej 50 milionë euro te Bologna. Edhe për lojtarin është gati një kontratë shumë e madhe, duke marrë parasysh që ai fiton vetëm 400 mijë euro në sezon aktualisht.
Chelsea gjithashtu mbetet në garë dhe The Blues tani duhet të bëjnë një tjetër ofertë për t’ia ndryshuar mendjen lojtarit dhe Bolognës, pasi aktualisht Arsenali është në ‘Pole position’ për të nënshkruar me të.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
4 Korrik, 2024 10:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.