Asllani është i paprekshëm, Interi refuzon milionat e Fiorentinës

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Korrik, 2024 10:39

Asllani është i paprekshëm, Interi refuzon milionat e Fiorentinës

Vazhdon të rritet dhe padyshim të vlerësohet më shumë, teksa në moshën 22-vjeçare, Kristjan Asllani, më në fund u bë shtyllë e kombëtares shqiptare në Euro 2024, dhe ofertat për të nuk mungojnë.

Aktualisht është pjesë e “zikaltërve” të Interit, me të cilin ka pasur momente të bukura e shumë minuta të tjera në stol, dhe pikërisht për këtë arsye Fiorentina kërkon të përfitojë, gjithsesi, kampionët në fuqi të Italisë e kanë refuzuar interesimin e “Violëve”, ndonëse më përpara u shkrua se mund të pranonte.

Sipas raportimeve të mediave pranë klubit “zikaltër”, drejtuesit e Interit nuk kanë ndërmend të lejojnë largimin e Asllanit këtë verë, dhe kjo mund të ndodhë vetëm në rast të një oferte tepër të lartë, teksa u përfol shifra prej 35 milionë eurosh, por duket se as kaq nuk është e mjaftueshme.

Trajneri Simone Inzaghi vazhdon të besojë më shumë te mesfushori turk, Hakan Çalhanoglu, veçse 30-vjeçarit vazhdojnë t’i shtohen vitet mbi supe dhe strategu i kampionëve e di se “veterani” do të ketë nevojë të pushojë, e mund të ketë dëmtime e pezullime, dhe mesfushori shqiptar cilësohet si zëvendësuesi i tij më i denjë.

Duke qenë 22 vjeç, besohet se Kristjan Asllani do të ketë më shumë minuta tek Interi, edhe sepse ka përvojë më të madhe se më parë, pra e thënë ndryshe shqiptari mbetet pjesë e rëndësishme e projektit.

10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Korrik, 2024 10:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?