BDI: 0 shqiptarë në shpërblimet shtetërore “8 Shtatori” – edhe suksesi i shqiptarëve po bëhet i padukshëm

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Shtator, 2026 14:57

BDI: 0 shqiptarë në shpërblimet shtetërore “8 Shtatori” – edhe suksesi i shqiptarëve po bëhet i padukshëm

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj ndarjes së çmimeve shtetërore “8 Shtatori” për vitin 2026, duke theksuar se në mesin e të shpërblyerve nuk ka asnjë shqiptar.

Këshilli për ndarjen e Çmimit shtetëror “8 Shtatori” këtë vit ka ndarë mirënjohjen më të lartë për vepër jetësore, si dhe katër mirënjohje për sportistë, trajnerë dhe punonjës sportivë për arritjet në sport.

Çmimi për veprën jetësore iu dha Trajço Dimkovit, për kontributin në zhvillimin e sportit dhe afirmimin e promovimin e Maqedonisë së Veriut në planin ndërkombëtar në fushën e mundjes.

Ndërsa katër çmimet për arritje në sport iu ndanë Dimçe Angellovit, Aco Kërstovit, Dejan Angellovskit dhe Angell Micevskit.

Sipas BDI-së, fakti që asnjë shqiptar nuk është përfshirë në listën e të shpërblyerve ngre pikëpyetje për kriteret dhe mënyrën e përzgjedhjes.

0 shqiptarë. Asnjë sportist, asnjë trajner, asnjë emër shqiptar nuk u konsiderua i denjë për këtë vlerësim shtetëror”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Nga kjo parti theksojnë se sportistët shqiptarë ndër vite kanë përfaqësuar Maqedoninë e Veriut në gara ndërkombëtare dhe kanë kontribuar në zhvillimin e sportit, duke ngritur pikëpyetjen se pse kontributi i tyre nuk është reflektuar në listën e këtij viti.

Cili është kriteri që i bën shqiptarët të padukshëm edhe kur bëhet fjalë për sport dhe arritje profesionale?”, pyet BDI-ja, duke e lidhur çështjen edhe me premtimin për “përfaqësim të drejtë dhe adekuat”.

BDI kërkon transparencë të plotë për kriteret, procedurën dhe përbërjen e komisionit që ka vendosur për ndarjen e çmimeve.

Sepse 0 shqiptarë nuk mund të jetë gjithmonë rastësi. Kur përjashtimi përsëritet, ai bëhet politikë”, thuhet në reagimin e BDI-së, e cila paralajmëron se do të vazhdojë të ngrejë çështjen e përfaqësimit dhe trajtimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore. Gazeta Flaka

246

SA JENI TË KËNAQUR ME PUNËN E QEVERISË VMRO-DPMNE–VLEN–ZNAM?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Shtator, 2026 14:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
246

SA JENI TË KËNAQUR ME PUNËN E QEVERISË VMRO-DPMNE–VLEN–ZNAM?

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut