BDI: Integrimi evropian mbetet i bllokuar, shqiptarët vazhdojnë të manipulohen

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Dhjetor, 2024 15:30

BDI: Integrimi evropian mbetet i bllokuar, shqiptarët vazhdojnë të manipulohen

“Premtimet e rreme të Vlen për integrimin evropian. Shkurt dhe shqip: Vlen- S’vlen. Sot janë mbushur saktësisht gjashtë muaj që kur kjo qeveri u formua me premtimin e madh të Vlen: “Nëse brenda gjashtë muajve nuk zhbllokohet rruga evropiane, do të rishqyrtojmë pjesëmarrjen tonë në qeveri”, akuzuan nga BDI.

“Gjashtë muaj më vonë, integrimi evropian mbetet i bllokuar, ndërsa shqiptarët vazhdojnë të mashtrohen me iluzione dhe fjalë të kota. Asnjë përparim konkret, asnjë veprim i guximshëm – vetëm heshtje dhe justifikime nga një koalicion që ka ndërtuar gjithë ekzistencën e tij politike mbi manipulime dhe mashtrime. Thanë se nuk do të bëjnë Qeveri pa ndryshime kushtetuese. Nënshkruan edhe Dokument për këtë gjë qysh para zgjedhjeve. Pastaj poashtu premtuan se pas zgjedhjeve në BE dhe Bullgari do ti bëjnë ndryshimet kushtetuese. Pastaj thanë për 3-4 muaj. E në fund thanë para Vitit të Ri, brenda 6 muajve. Vlen ka tradhtuar besimin e shqiptarëve”, thone nga BDI.

Sipas tyre, ky premtim i rremë për integrimin evropian ishte thjesht një tjetër mashtrim për të ruajtur pushtetin, për të blerë kohë dhe për të fshehur dështimet e tyre katastrofale.

“Shqiptarët nuk do të tolerojnë më një politikë që shërben interesat personale dhe klanore në vend të interesave kombëtare dhe europiane. Sot, kur afatet e tyre kanë skaduar, pyesim: A do ta mbajnë premtimin që vetë e dhanë? Apo edhe kjo do të jetë një tjetër kapitull në historinë e mashtrimeve të tyre? Manipulimi ka arritur kufirin e tij. Shqiptarët meritojnë përfaqësim të ndershëm dhe të guximshëm, jo një politikë që mbijeton mbi kurrizin e tyre duke u tallur me fatin dhe aspiratat e një populli të tërë. Vlen, koha juaj për mashtrime ka mbaruar! Tregoni integritet ose pranoni publikisht se politika juaj nuk është gjë tjetër veçse një iluzion për të mashtruar qytetarët dhe për të mbajtur pushtetin me çdo kusht”, perfunduan nga BDI.

32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Dhjetor, 2024 15:30
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“