BDI: Kasami harron flamurin shqiptar, në mes të Tetovës vendoset flamuri i Verginës

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Shtator, 2026 09:47

BDI: Kasami harron flamurin shqiptar, në mes të Tetovës vendoset flamuri i Verginës

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj mënyrës së shënimit të 35-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tetovë, duke akuzuar kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, se ka lënë jashtë flamurin kombëtar shqiptar, ndërsa në hapësirën e qytetit është vendosur flamuri i Verginës.

BDI vlerëson se bëhet fjalë për një çështje që tejkalon protokollin dhe lidhet me trajtimin institucional të simboleve shqiptare.

“Kjo nuk është çështje protokolli, por një tregues i qartë i qasjes së pushtetit ndaj simbolit kombëtar shqiptar”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Sipas partisë opozitare, VLEN gjatë fushatës zgjedhore kishte premtuar barazi në përdorimin e flamurit, himnit dhe stemës kombëtare shqiptare me simbolet maqedonase.

“Por sapo u futën në Qeveri pa legjitimitet nga vota shqiptare, premtimet u harruan”, deklaron BDI.

Në reagim përmenden edhe raste të tjera që, sipas BDI-së, dëshmojnë për një qasje të njëanshme ndaj përdorimit të flamurit shqiptar.

“Fillimisht, Maksim Dimitrievski e ndaloi përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar në zyrën e tyre; më pas pamë ministra që shmangnin praninë e tij në fotografitë zyrtare, ndërsa gjatë fushatës zgjedhore lokale flamuri shqiptar mungonte pikërisht aty ku duhej të ishte më i dukshëm”, thuhet në reagim.

BDI e cilëson si veçanërisht problematike vendosjen e flamurit të Verginës në një ceremoni shtetërore.

“Deri sa flamuri kombëtar shqiptar lihet jashtë, në mes të Tetovës vendoset flamuri i Verginës, një simbol që nuk është simbol zyrtar i shtetit dhe është në kundërshtim me Marrëveshjen e Prespës”, thekson BDI.

Partia kërkon nga institucionet kompetente të verifikojnë bazën ligjore të veprimit dhe përgjegjësinë e personave që kanë urdhëruar, autorizuar apo realizuar vendosjen e këtij simboli.

“Ligjet nuk mund të zbatohen në mënyrë selektive dhe premtimet për barazi nuk mund të përdoren vetëm për të marrë votën e shqiptarëve”, thuhet në reagim.

Në fund, BDI e drejton kritikën drejtpërdrejt ndaj Kasamit.

“Kasami mund të bëjë kompromise politike për të mbajtur edhe një ditë më shumë postin, por nuk mund ta shesë dinjitetin dhe simbolin kombëtar shqiptar”, deklaron BDI.

Sipas partisë, 35-vjetori i pavarësisë duhet të jetë “ditë e respektimit të shtetit, ligjit dhe barazisë”, dhe jo, siç thuhet në reagim, “ditë e turpërimit dhe mohimit të simbolit shqiptar”. Gazeta Flaka

32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Shtator, 2026 09:47
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“