BDI: Skandali i përfaqlsuesit të lartë të vLEN me delegacionin e Shqipërisë!

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Dhjetor, 2024 10:37

BDI: Skandali i përfaqlsuesit të lartë të vLEN me delegacionin e Shqipërisë!

Pyesim Kryetarin e vLEN -it, Afrim Gashin: a ishte një akt i qëllimshëm për të mohuar rëndësinë e gjuhës shqipe apo besimi i gabuar se shqipja është thjesht një gjuhë përkthimi, arsyeja pse ju shokuat delegacionin e Kuvendit të Shqipërisë gjatë vizitës së tyre në Shkup?, reaguan nga BDI.

Pse, parashtron pyetjen BDI, kur ata ju drejtuan në gjuhën tuaj amtare, ju vendosët të përgjigjeni dhe të zhvilloni të gjithë bisedën në maqedonisht, me përkthyes në shqip? 

“Ky veprim nuk është thjesht një lëshim protokollar, por një mohim i hapur i identitetit kombëtar dhe një poshtërim për gjithë shqiptarët.  Me këtë keni përçuar një mesazh të rrezikshëm se gjuha jonë, që është simbol i ekzistencës dhe unitetit tonë kombëtar, nuk meriton të përdoret as në komunikimin e folur”, reagon BDI.

Si mundet, pyesin nga BDI, një përfaqësues shqiptar të refuzojë të flasë në gjuhën e tij amtare përpara përfaqësuesve të Shqipërisë dhe përpara qytetarëve shqiptarë që presin nga ai të mbrojë dhe promovojë identitetin e tyre? 

“Ky akt është një turp që i tejkalon kufijtë e një incidenti dhe tregon një mungesë të thellë respekti ndaj gjuhës dhe dinjitetit të shqiptarëve.  Një përfaqësues që mohon gjuhën dhe identitetin e tij nuk mund të ketë legjitimitet moral për të folur në emër të shqiptarëve”, vijon reagimi.

Shqiptarët, shtojnë nga BDI, meritojnë përfaqësues që kanë guximin dhe krenarinë për të mbrojtur vlerat dhe interesat tona kombëtare, jo individë që ulin kokën dhe nënshkruajnë poshtërimin.  

“Nëse keni ende ndjenjë përgjegjësie dhe dëshirë për të kursyer dinjitetin tuaj të mbetur, bëni aktin e vetëm të ndershëm dhe dorëhiquni menjëherë. Shqiptarët nuk mund të përfaqësohen nga dikush që e mohon vetveten dhe shërben interesave që kërkojnë të zbehin rëndësinë e gjuhës dhe kulturës sonë”, përfundon reagimi.

32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Dhjetor, 2024 10:37
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“