Blerant Ramadani: Sulmet ndaj Shqipërisë përputhen me narrativat përçarëse të qarqeve antishqiptare

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Shtator, 2025 18:12 Përditësuar

Blerant Ramadani: Sulmet ndaj Shqipërisë përputhen me narrativat përçarëse të qarqeve antishqiptare

Blerant Ramadani, sekretar gjeneral i ASH-së ka reaguar ashpër pas deklaratave denigruese të përfaqësuesit të qeverisë së Maqedonisë së Veriut ndaj Tiranës zyrtare, duke i cilësuar ato të papranueshme dhe në kundërshtim me etikën institucionale.

Ramadani theksoi se posti i Koordinatorit Kombëtar për Komunikim dhe Media pranë Qeverisë nuk është privilegj për propagandë politike, por një përgjegjësi serioze shtetërore.

“Të mbash postin e Koordinatorit Kombëtar për Komunikim dhe Media pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk është privilegj personal për propagandë politike, por një përgjegjësi institucionale që kërkon përmbajtje, integritet dhe respekt ndaj standardeve të komunikimit shtetëror,” tha Ramadani.

Ai paralajmëroi se sulmet ndaj Shqipërisë përputhen me narrativat përçarëse të qarqeve antishqiptare.

“Deklaratat denigruese të përfaqësuesit të qeverisë ndaj Tiranës zyrtare, që rezonojnë me narrativat e deformuara të ‘botës serbe’ dhe retorikës përçarëse të VMRO-së, përbëjnë një shkelje flagrante të etikës institucionale dhe hedhin hije të rënda mbi orientimin e vërtetë politik të vetë qeverisë,” u shpreh ai.

Duke e konsideruar këtë sjellje si të dëmshme për imazhin e vendit, Ramadani theksoi se funksionet shtetërore duhet të mbeten platforma për bashkëpunim dhe jo për hakërrime provinciale.

“Funksionet shtetërore nuk janë podium për hakërrime personale provinciale. Ato janë platforma për ndërtimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore, për bashkëpunim dhe për promovimin e vlerave demokratike. Kush i përdor për të kundërtën, nuk përfaqëson as qytetarin, as institucionin, por vetëm një axhendë personale jashtë çdo kornize shtetërore dhe europiane,” deklaroi Ramadani. Flaka

72
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Shtator, 2025 18:12 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
72
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?